fbpx
albswiss.com
Sport

La Liga kundërshton Federatën për datën e El Clasicos

Loading...

Marrëveshja për datën e re të përballjes mes Barcelonës dhe Real Madridit mund të ndryshohet pasi që atë e ka kundërshtuar La Liga. La Liga e ka konfirmuar se është duke e shqyrtuar mundësinë për të ngritur padi ligjore ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës për shkak të datës se kur është planifikuar të zhvillohet ndeshja e shtyrë mes Barcelona dhe Real Madridit, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.

Dy klubet e kundërshtuan propozimin që të ndryshohet rendi i ndeshjeve (El Clasico i parë të zhvillohet në Santiago Bernabeu, e ndeshja kthyese në Camp Nou), ndërsa rivalët dhe Komiteti i Garave i Federatës së Futbollit të Spanjës u pajtua për ta zhvilluar këtë ndeshje më 18 dhjetor, siç u zyrtarizua sot.

La Liga i dërgoi dy letra në RFEF të hënën, duke kërkuar që ndeshja të mos zhvillohet më 18 dhjetor. Në letrën e parë të dërguar nga La Liga sugjerohej që El Clasico të zhvillohej më 4 ose 7 dhjetor sepse në atë ditë nuk do të zhvillohet asnjë garë tjetër, pasi që La Liga dhe RFEF e kishin lënë 4 dhjetorin e lirë në rast se do të duhej të ndryshohej orari i ndonjë ndeshjeje.

Në letrën e dytë thuhej se nëse El Clasico zhvillohet më 18 dhjetor, ajo do të bie ndesh me të drejtat televizive për Kupën e Botës së Klubeve, pasi që gjysmëfinalja e Liverpoolit do të mbahet në të njëjtën ditë. “La Liga nuk pajtohet me vendimin e Komitetit të Garave për ta lënë 18 dhjetorin – pas marrëveshjes mes Barcelonës dhe Real Madridit, përkundër refuzimit të La Ligës – si datën e El Clasicos së shtyrë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga La Liga.

“Ne jemi duke i studiuar dokumentet e dorëzuara gjatë kohës së fundit për këtë procedurë, në mënyrë që të vendosim a të shkojmë tutje me padi ligjore ndaj institucioneve përkatëse”.

Një protestë e madhe është planifikuar të mbahet në qytetin e Barcelonës më 26 tetor – pikërisht ditën kur klubi Barcelona e kishte ndeshjen kundër rivalit më të madh, Real Madridit, në “Camp Nou”.

Tensionet në regjionin katalonas janë ndezur nga vendimi kontrovers i gjykatës spanjolle për t’i burgosur disa liderë politikë të lëvizjes për pavarësimin e Katalonjës nga Spanja dhe për rolin e tyre në referendumin e mbajtur për këtë çështje në vitin 2017.

E gjitha kjo situatë ka bërë që Komiteti i Garave i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës (RFEF) ta kërkojë shtyrjen e ndeshjes, kërkesë që të dyja klubet e kanë pranuar dhe ato janë pajtuar që ndeshja të zhvillohet më 18 dhjetor.

/Alb’swiss TV/

Loading...

Të ngjajshme

Vashat e Kosovës fituan ndaj Turqisë, por zhgënjyen ndaj Sllovenisë

albswiss.com

Premtimi i madh i Herolind Shalës para ndeshjes me Malin e Zi

albswiss.com

Zgjedhjet e 6 tetorit, Kryeministri Haradinaj thotë se taksa nuk hiqet deri në njohje

albswiss.com
Loading...
Loading...