fbpx
Alb'swiss TV
Sport

Një himn i gabuar që kushton shtrenjtë, UEFA merr vendimin për Francë-Shqipëri

Loading...

Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2020 do të kujtohet gjatë dhe jo vetëm nga mënyra se si kampionët e botës na dhanë një leksion futbolli e treguan qartësisht se sa shumë punë kishte për të bërë skuadra e Rejas. Ajo ndeshje do të kujtohet gjatë edhe për gafën e famshme të himnit të ngatërruar me atë të Andorrës e refuzimit të kuqezinjve për të luajtur atë sfidë derisa u dëgjua i duhuri.

Një ngjarje e cila kaloi në mediat më të njohur botërore e sigurisht që dëmtoi imazhin e UEFA-s, ndaj kjo e fundit nuk është kursyer në gjobën e saj ndaj Federatës Franceze të Futbiollit. Duke e klasifikuar ndër shkeljet e rënda në mosmarrjen e masave të mjaftueshme organizative, për francezët ka mbërritur fatura që duhet të paguajnë me një gjobë relativisht të lartë.

Sipas”L’Equipe”, në zyrat e Federatës vendase ka mbërritur edhe vendimi i dalë nga komisionet disiplinore dhe bëhet fjalë për një gjobë prej 20 mijë eurosh që duhet të paguajë vendi organizator për atë gafë të rëndë që bëri në fillimin e ndeshjes. Sipas mediave franceze, ngatërresa të tilla kanë ndodhur edhe në të kaluarën, por fakti që çështja u bë kaq publike, ka shtyrë UEFA-n që të vendosë një gjobë kaq të lartë.

/Alb’swiss TV/

Loading...

Të ngjajshme

Emre Can me valixhet gati, PSG i bën ofertë Juves

albswiss.com

Valverde nuk shqetësohet për të ardhmen e Messit (VIDEO)

albswiss.com

Haradinaj në Bërnicë për fillimin e punimeve të qendrës sportive FC Prishtina

albswiss.com

Zyrtare: Gjermania zgjidhet organizatore e EURO 2024

admin

Ndeshja e parë si kapiten, Xhaka fajësohet nga tifozët për golin e pësuar (VIDEO)

albswiss.com

Bonucci: Humbëm fokusimin

albswiss.com