fbpx
Alb'swiss TV
Ekonomi

Partnerët e Facebook ende nuk kanë dhënë mbështetje financiare për Libra

Asnjë prej 20 firmave të cilat kanë bashkëpunuar me Facebook lidhur me kriptomonedhën Libra, nuk kanë dhënë ende asnjë mbështetje financiare.

Facebook tha në Qershor se bashkëthemeluesit duhet të injektonin 10 milionë dollarë secili por deri më sot asnjë marrëveshje nuk është finalizuar.

Ngritur nga Facebook për të mbikëqyrur kriptomonedhën Libra, Libra Association zyrtarisht u themelua më 14 Tetor pak ditë pasi disa firma të profilit të lartë si MasterCard, Visa dhe PayPal e braktisën.

Facebook thotë se influenca e rrjetit social është e kufizuar dhe 20 anëtarët e tjerë janë të barbartë me rrjetin social në vendimmarrje.

Zuckerberg tha përpara Kongresit Amerikane se Facebook nuk do të lançojë kriptomonedhën në asnjë vend të botës ku rregullatorët nuk janë të kënaqur.

Por shtoi se nëse “ne nuk inovojmë, lidershipi financiar nuk është i garantuar për Amerikën.” Alb’swiss TV

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Firefox 69 aktivizon mbrojtjen nga gjurmimi për të gjithë përdoruesit

albswiss.com

Politika pritet të prodhojë episod të ri të krizës ekonomike në Kosovë

admin

Telekom Albania shpallet fitues i frekuencave të internetit 4G të shpejtë

albswiss.com

Këto janë diferencat më të mëdha mes iPhone 11, iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max

albswiss.com

Ministria e Bujqësisë mbi 50 milionë euro për bujqësinë në vitin 2019

admin

Mishi i lopëve të sëmura përhapet nga Polonia në 11 vende të Evropës

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!