fbpx
Alb'swiss TV
Ekonomi

Pas Photoshop vjen edhe versioni i plotë i Illustrator në iPad

Apple ka përzgjedhur Illustrator si aplikacionin e ardhshëm madhor në iPad dhe është përpjekja më e fundit e kompanisë për të sjellë produktet desktop të Adobe në pajisjet mobile.

Kompania do të prezantojë një version eksperimental në Nëntor përpara lançimit të tij në 2020.

Illustrator është aplikacioni ku dizajnerët mbështeten për të krijuar vizatime dixhitale dhe grafika. Aplikacioni do të vijë pas Photoshop i cili pritet të debutojë në fund të këtij viti.

Illustrator është një prej aplikacioneve më popullore të Adobe në suitën Creative Cloud. Së fundi kompania ka lançuar disa aplikacione në iPad si Fresco dhe Premiere Rush të cilat nuk kanë aq funksione sa Photoshop dhe Illustrator.

Debutimi i tyre shihet si pjesë e strategjisë së Apple për ta pozicionuar iPad-in si një zëvendësues të kompjuterëve. Adobe nga ana tjetër ka nisur një rimodelim masiv të aplikacioneve me qëllim që të ruajë lidershipin në softuerët kreativë me rënien e popullaritetit të kompjuterëve. Alb’swiss TV

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Telefoni i ri i Oppo karikohet në 100% për 30 minuta

albswiss.com

AllWeb 2019 prezanton tre folësit e parë të konfirmuar për konferencën e Tetorit në Tiranë

albswiss.com

Një aplikacion i cili vendos fytyrat e përdoruesve në skena filmash bëhet viral

albswiss.com

Apple parakalon Microsoft për tu bërë kompania më me vlerë në botë

albswiss.com

Hakohet llogaria në Twitter e shefit të Twitter

albswiss.com

Një krah robotik zgjidh kubin Rubik për 4 minuta

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!