fbpx
albswiss.com
Shqipëri

Sarandë: Sekuestrohen 26 kg drogë, në pranga dy persona

Loading...

Policia e Sarandës ka sekuestruar 26 kg drogë, ndërsa ka vënë në pranga edhe dy shtetas.

Policia ka ndjekur dhe ka bllokuar një automjet në vendin e quajtur “Ura e Çukës” Sarandë i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike, shkruan Top Channel.

Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogramë e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Njoftimi i Policisë së Sarandës:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Çuka”

Sekuestrohen 26 kilogramë kanabis sativa në një automjet.

Vihen në pranga dy shtetas

Në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e rasteve në drejtim të fushës së narkotikëve dhe vendosjen e autorëve para përgjegjësisë penale, Strukturat e Narkotikëve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë bashkë me Patrullën e Përgjithshme kanë bërë finalizimin e operacionit “Çuka” nëpërmjet informacioneve të marra në rrugë operative.

Në kuadër të këtij operacioni, në ndjekie e sipër u bë bllokimi i një automjeti tip Benz në vendin e quajtur “Ura e Çukës” Sarandë, i cili dyshohej se transportonte lëndë narkotike.

Menjëherë pas kontrollit të ushtruar në këtë automjet, në pjesën e bagazhit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike prej 26 kilogram e dyshuar e llojit kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve proceduariale, Policia ka arreatuar në flagrancë dy shtetasit që ndodheshin në mjet S.H., 47 vjeç dhe J.Xh., 30 vjeç, me banim në Ksamil, si autorë të veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

/Alb’swiss TV/

Loading...

Të ngjajshme

Durrës, shpërndahen ndihma ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti

albswiss.com

Cakaj: Raporti OSBE/ODIHR më shumë kritik për opozitën, me rëndësi rifillimi i një dialogu politik

albswiss.com

Kapen 137 kilogramë kokainë në portin e Durrësit, arrestohen dy persona

albswiss.com
Loading...
Loading...