fbpx
Alb'swiss TV
Bota

Shefi i Pentagonit mbërrin në Irak për bisedime

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper mbërriti në Bagdat të mërkurën për bisedime me zyrtarët irakianë lidhur me zhvendosjen e trupave amerikane në atë vend pas tërheqjes nga pjesa veriore e Sirisë.

Rreth 700 trupa janë futur në pjesën perëndimore të Irakut, ndërsa në atë vend janë dislokuar 5 mijë trupa amerikane. Sekretari Esper ka thënë se trupat shtesë do të ndihmojnë në mbrojtjen e Irakut dhe do të jenë të gatshme të ndërmarrin operacione anti-terror kundër kryengritësve të Shtetit Islamik brenda Sirisë.

Por qeveria irakiane ka thënë se trupat nuk kanë leje të qendrojnë në atë vend. Gjatë vizitës në Arabinë Saudite, shefi amerikan i mbrojtjes tha se përfundimisht destinacioni i trupave është kthimi në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi i papritur i Presidentit Donald Trump dy javë më parë për të tërhequr afërsisht të gjitha forcat amerikane nga pjesa veriore e Sirisë, çoi në një ofensivë kundër forcave kurde nga trupat turke dhe forcat siriane që mbështeten nga Turqia.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

​Putin tregon se çfarë i tha Erdogan për operacionin turk në Siri

albswiss.com

Dyvjeçarja vdes pasi zë kokën me xhamin elektronik të makinës

albswiss.com

Konflikt mes grupeve kriminale nga Kosova e Serbia në Gjermani, vritet një serb dhe një tjetër plagoset

albswiss.com

Popoviq: Rusia është e gatshme të angazhohet në dialog

admin

Deputeti turk e kritikon Erdoganin për heqjen e taksave ndaj Serbisë, ia kujton masakrat

admin

Tre të lënduar nga një shpërthim në Afganistan në ditën e zgjedhjeve

albswiss.com
error: Content is protected !!