fbpx
Alb'swiss TV
Ekonomi

Telashet e WeWork marrin fund pas një investimi 5 miliardë dollarësh

WeWork pranoi një marrëveshje multi-miliard dollarë nga SoftBank një lëvizje e cila do ti japë kompanisë Japoneze më shumë kontroll mbi startupin në telashe.

Në një deklaratë zyrtar SoftBank tha se do të ofronte 5 miliardë dollarë financim të ri, dhe deri në 3 miliardë dollarë për aksionerët ekzistues.

Marrëveshja do të shohë rritjen e pjesës së aksioneve të SoftBank në 80% në WeWork.

Bashkëthemeluesi i kompanisë Adam Neumann do të largohet nga bordi por do të ruajë statusin e vëzhguesit.

Marrëveshja shënon fundin e një periudhe trazirash për WeWork i cili dikur vlerësohej me 50 miliardë dollarë. Ish bosi i kompanisë mori një shumë prej afro 1.7 miliardë dollarësh për tu tërhequr si shef ekzekutiv ndërsa lidershipi i tij filloi të vendosej në dyshime.

Miliarderi 40 vjeçar ndërtoi WeWork sipas imazhit e tij. Kompania ka mëse 500 ambiente pune në mbarë botën por në gjysmën e parë të 2019-ës humbi 900 milionë dollarë. Alb’swiss TV

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Partia Komuniste ka përgjuar mese 100 milionë Kinezë me një aplikacion

albswiss.com

Kursimet pa pronarë në Trust do të kalojnë në buxhetin e Kosovës

admin

Zëvendëskryeministri serb Lajiq: Nëse vazhdon taksa 100%, mallrat serbe do të zhduken nga Kosova

admin

Influencer, tashmë edhe një profesion

albswiss.com

Libra humbet një tjetër mbështetës

albswiss.com

AllWeb 2019 prezanton tre folësit e parë të konfirmuar për konferencën e Tetorit në Tiranë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!