fbpx
Alb'swiss TV
Ekonomi

Vlera e Bitcoin ra me 500 dollarë në 5 minuta

Bitcoin ra me 500 dollarë në vetëm pak minuta më 23 Tetor një lajm i cili bëri që mbarë tregu të shënonte vlera negative.

Të dhënat tregojnë sesi tregtarët u goditën nga paniku ditën e Mërkure kur kriptomonedha më popullore në botë ra nga 7,950 dollarë në 7,450 dollarë në vetëm 5 minuta.

Arsyeja pse kjo rënie nisi nuk janë bërë të qarta. Ditën e Marte bitcoin u përball me një “refuzim” për të kaluar kufirin e 8,300 dollarë çka mendohet se nxiti sentimentin negativ të ditës së sotme.

Nëse bitcoin bie nën 7,400 dollarë, ditë më të këqija e presin kriptomonedhën thonë analistët. Nga ana tjetër rënia e bitcoin shkaktoi rënie edhe të kriptomonedhave të tjera të mëdha si ethereum, XRP apo bitcoin cash.

Vlera totale e tregut të kriptomonedhave është në 208 miliardë dollarë ku vetëm sot humbi 18 miliardë dollarë. Alb’swiss TV

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Yahoo na kujton se ekziston duke ridizajnuar logon

albswiss.com

Zvicër: Vazhdojnë grevat në sektorin e ndërtimtarisë!

admin

Apple shpërthen në akuza ndaj Google

albswiss.com

YouTube do të fshehë numrin e saktë të ndjekësve

albswiss.com

Sa kushtojnë iPhone e rinj në 15 vende të ndryshme?

albswiss.com

Yll Blakaj: Korrupsioni pengesë për investitorët nga Diaspora

admin
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!