fbpx
Alb'swiss TV
Sport

Borthwick, lojtari më i moshuar aktiv në Angli që kërkon klub të ri

Dickie Borthwick që e feston ditëlindjen e 84 në muajin e ardhshëm ka thënë se ai është i gatshëm që të luajë për 90 minuta. Plaku i moshuar që tashmë ka pushtuar ballinat e mediave të mëdha angleze, po kërkon një skuadër të re dhe ka bërë me dije se ai ndihet shumë i motivuar dhe në formë për të luajtur një ndeshje të plotë. 83-vjeçari është një lojtar që ka një fizik mirë të ndërtuar dhe mund të vrapojë më shpejtë se sa moshatarët e tij aktualë, derisa po kërkon një klub të ri.

“E ndjejë se jam i gatshëm që të luajë për 90 minuta. Do të jap 100%. Jam solid si një gur, i patrembur dhe një adhurues i madh i futbollit”, ka thënë Borthwick. “Unë gjithmonë bëjë stërvitje të vështira dhe mundohem që t’i mbaj këmbët në formë, në mënyrë që të kem goditje të fuqishme”.

“Çdo mëngjes dhe mbrëmje unë dal të vrapojë për disa kilometra dhe bëjë stërvitjet e zakonshme që bëjnë lojtarët e tjerë”, ka thënë ai.

Borthwick është duke kërkuar një skuadër të re, pasi ajo e mëparshme e veteranëve është shuar dhe nuk ka ku të luajë.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Gazeta kroate: Kosova, Brazili i Ballkanit që nuk i frikësohet askujt

albswiss.com

KF “Rinia” nderon trajnerin e ndjerë Isa Breznica (VIDEO)

albswiss.com

Largohet dënimi i FIBA-s për klubin Peja

albswiss.com

Ekipi i xhudos me në krye Majlinda Kelmendin përfaqësojnë Kosovën në Minsk 2019

admin

Klopp flet mbi dëmtimin e Shaqirit

albswiss.com

Ateroi me parashutë midis fushës në ndeshjen Sassuolo-Inter, vjen dënimi për parashutistin

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!