fbpx
Alb'swiss TV
Ekonomi

Firefox 70 sjell logo të re dhe siguri më të lartë

Loading...

Mozilla lançoi Firefox 70 duke sjellë indikatorë sigurie për sajtet HTTP dhe HTTPS si dhe një raport të ri privatësie i cili tregon sesa herë funksioni “Enhanced Tracking Protection” ka bllokuar gjurmimin nga palët e treta, cookie-t, dhe kriptominerat.

Kompania thotë se ka bllokuar që prej muajit Korrik 450 miliardë gjurmues dhe numrin i cili është rritur ndjeshëm që nga debutimi i Firefox 69 që aktivizoi funksionin automatikisht.

Nëse përdoruesit e Firefox duan të shohin se cilat firmat specifike të reklamimit janë duke i gjurmuar, ata mund të klikojnë ikonën e mburojës dhe të shkojnë tek opsioni “Blocked” për të parë cilat cookie janë bllokuar.

Me Firefox 70 sajtet gjithashtu tregojnë një ikonë jeshile për sajtet HTTPS dhe ikonë të kuqe për sajtet HTTP duke na lënë të kuptojmë nëse po shfletojmë mbi një protokoll të sigurte ose jo.

Për më tepër ky version sjell përmirësime të performancës për Firefox në macOS dhe Mozilla thotë se është reduktuar konsumi e rritur shpejtësia me 22%.

Së fundi shfletuesi i ri adreson 14 probleme sigurie. Alb’swiss TV

/Alb’swiss TV/

Loading...

Të ngjajshme

Për vetëm gjashtë muaj, institucionet shpenzuan 6.1 milionë euro në udhëtime

admin

Franca tejkalon kufirin e BE-së lidhur me deficitin buxhetor

admin

Harroni Samsung Galaxy S10 dhe Note 10, ky është smartfoni që duhet të blini

albswiss.com

Kodi telefonik +383, nuk po funksionon me verifikimin e dy faktorë të aplikacioneve

albswiss.com

Policia gjen pas 17 vitesh përmes dronëve një të arratisur nga burgu

albswiss.com

Nikon prezanton DSLR flagship D6

albswiss.com