fbpx
Alb'swiss TV
Bota

Identifikohet shoferi që bartte 39 kufoma të ngrira, policia vazhdon ta merr në pyetje

Policia po vazhdon ta merr në pyetje shoferin e kamionit ku 39 njerëz u gjetën të vdekur në në një rimorkio frigoriferike në Essex.

Mo Robinson, 25 vjeçar, nga Irlanda u arrestua me dyshimin për vrasje të mërkurën nga Policia e Essexit.

Oficerët në Irlandën Veriore kanë bastisur dy shtëpi dhe Agjencia Kombëtare e Krimit tha se po punonte për të identifikuar “grupet e krimit të organizuar që mund të kenë pasë gisht në këtë ngjarje”.

Kamioni arriti në Purfleet nga Belgjika.

Eric Van Duyse, një zëdhënës për Zyrën e Prokurorit Federal, tha se hetimi për këtë incident është duke u bërë.

“Ne nuk kemi idenë për momentin se sa kohë ka qëndruar në Belgjikë, mund të ketë qenë orë apo ditë, ne nuk e dimë”.

Sipas informatave të para ndër të vdekurit ishte edhe një i mitur.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Johnson: Gjykata Supreme “gaboi” rreth vendimit për pezullim të parlamentit

albswiss.com

“Kim Jong-un nuk ka gjasa të heqë dorë nga programi bërthamor”

admin

Bora sjell kaos në disa pjesë të Evropës

admin

Përjashtohet nga universiteti, përqafoi të dashurin pasi i propozoi për martesë

admin

Forcat kurde thonë se janë të gatshme të respektojnë armëpushimin

albswiss.com

Guteresh apelon për qetësim urgjent të tensioneve në verilindje të Sirisë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!