fbpx
Alb'swiss TV
Shqipëri

Rama telefonatë me Merkelin, flasin për negociatat

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar sot një telefonatë me kancelaren gjermane, Angela Merkel mbi ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

class=”col-xs-12 col-sm-12 col-md-8 col-lg-8″>

Në telefonatën që ka zgjatur rreth 45 minuta, Rama thotë se janë vendosur pikat mbi “i” për këtë çështje dhe se Merkel ka theksuar qëndrimin gjerman në mbështetje të Shqipërisë.

“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Danke Angela”, shkruan Rama, raporton Tch, transmeton Alb`Swiss.

Pak ditë më parë, Rama deklaroi se së shpejti do të zhvillojë edhe një bisedë telefonike me presidentin francez, Emmanuel Macron.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Fundjavë e acartë, ngrica deri në bregdet. Temperaturat, deri në -14 gradë.

admin

Cakaj në Helsinki: Shqipëria ka përmbushur kushtet teknike për çeljen e negociatave

albswiss.com

Vandalizohet statuja e Mbretit Zog në Tiranë

albswiss.com

Kapet në Rinas, vajza që do nisej për trafikim në Itali

albswiss.com

Negociatat, Meta: Franca dhe Holanda të ndjekin shembullin e Gjermanisë

albswiss.com

Ministri i Jashtëm i Austrisë: Azilkërkuesit shqiptarë, problem i përsëritur për Francën

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!