fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Bekë Berisha: Edhe nëna ime lexon libra tërë ditën, jo vetëm Albini – Ai është lazdran

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur për Albin Kurtin, kandidat për kryeministër të Kosovës që vjen nga radhët e partisë fituese të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje.

Berisha ka thënë në televizionin T7, se Kurti është një “lazdran i madh”, teksa ka vlerësuar se ai “po mundohet të bëjë komunizëm”.

“Kurti e ka shpallur veten si më i mençuri në Kosovë”, ka deklaruar Berisha.

“Edhe nëna ime lexon libra tërë ditën. S’e ka vetëm Albini këtë privilegj, të lexojë…”, ka thënë ai.

“Ta shohim çka po bën kur të hyjë në punë. Mendoj që është një njeri teorik, dhe një lazdran i madh”, është shprehur Berisha në T7.

“Mundohet të bëjë komunizëm. Bëhet sikur ka vizion dhe i vijnë idetë prej qielli, sikur ka për të bërë diçka…”, ka thënë Berisha.

Të ngjajshme

Labi bën Mrekulli mbledh 200.000 € per Ardit Gashin

albswiss.com

Njoftim i rëndësishëm nga aeroporti “Adem Jashari”

albswiss.com

Pas një jave tensione, Thaçi po relaksohet në jug të Shqipërisë

albswiss.com

Polici i Kosovës kërkon që drenicakët të mbyllen në kopsht zoologjik

albswiss.com

Lajm i mirë: Edhe tre persona të shëruar nga koronavirusi në Malishevë

albswiss.com

Trump në 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Ju dëshirojmë sukses në normalizimin e raporteve me Serbinë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!