fbpx
albswiss.com
Rinore

Adoloshenti i ngjitet murit të burgut për ta takuar ish të dashurën

Loading...

Një adoleshent gjerman, i dashuruar marrëzisht, e tejkaloi Romeon e Shekspirit duke iu ngjitur murit të një burgu femrash, 4 metra të lartë dhe arriti deri në dritaren me hekura të qelisës së ish-të dashurës së tij.

Mirëpo, pas kësaj, 18-vjeçari nuk pranonte të zbriste poshtë dhe u desh që zjarrfikësit në veri të Gjermanisë të përdornin një shkallë për ta shpëtuar.

Shtypi gjerman njoftoi se ish- e dashura, edhe ajo 18 vjeçe, ishte ndarë me të nga telefoni, pak para se ai të bënte këtë.

Adoleshenti ishte gjysëm i zhveshur, dukshëm për të shmangur kapjen e rrobave nëpër telat me gjemba. Tani ai mund të përballet me ndjekje penale për shkeljen që bëri.

Një zëdhënës i burgut të të rinjve në Vechta në Lower Saxoni, tha se i riu ishte i dëshpëruar dhe donte të bindte ish-të dashurën që të ndërronte mendje. Ai ia arriti që të ngjitej deri në dritaren e katit të parë.

Djaloshi pati si avantazh një llambë rruge për t’u ngjitur në mur, kështu që tani autoritetet e kanë mbështjellë llambën me tela me gjemba, njoftoi kanali televiziv NDR.

Nuk është e qartë pse djali nuk prenotoi një vizitë në burg në vend që të t’i hynte kësaj aventure javën e kaluar. Nuk u dhanë më shumë detaje rreth tij apo së burgosurës në moshë të re që ai u përpoq të takonte dhe është e paqartë nëse përpjekja e tij pati sukses.

/Alb’swiss TV/

Loading...

Të ngjajshme

Nusja e Graitit ka dalë bashkë me vajzën për shëtitje, befason me veshje

albswiss.com

Ishulli më i bukur në botë ka vetëm gjashtë banorë

albswiss.com

Pas ndarjes me Norën, Roberti befason me deklaratën e tij

albswiss.com
Loading...
Loading...