fbpx
albswiss.com
Kulturë

Panik në kinema gjatë filmit Joker, dikush bërtiti “Allahu Ekber”

Loading...

Transmetimi i filmit Joker në një kinema në Paris përfundoi në kaos, pasi një burrë bërtiti “Allahu Ekber”, duke bërë që audienca të ikte nga kinemaja.

Burri, që e tha frazën arabe “Zoti është i Madh”, u ndalua nga policia pas kaosit të shkaktuar në kinemanë Grand Rex të dielën më 27 tetor.

Incidenti u raportua nga gazeta franceze ‘Le Parisien’, e cila tregoi se 34-vjeçari u largua nga kinemaja dhe u dërgua në një kontroll psikiatrik, transmeton Gazeta Express.

Sipas një dëshmitari që foli për gazetën, burri bërtiti vazhdimisht për filmin “Është politik”, duke shkaktuar të qeshura në audiencë, para se t’i vendoste duart në gjoks dhe të fillonte të bërtiste “Allahu Ekber”.

“Njerëzit u panikuan, vrapuan drejt daljeve”, tha dëshmitari. “Disa po qanin. Një grua po e kërkonte vajzën e saj”. Një tjetër dëshmitar i tha gazetës se kishte njerëz që vraponin sipër ulëseve të të tjerëve, përderisa kishte edhe të shtrirë nëpër tokë me njerëz që shkelnin mbi ta.

Loading...

Të ngjajshme

“Joker” shpallet filmi më i mirë në Festivalin e Venecias

albswiss.com

Ti që nuk lexon e shet votën, vjedh e spiunon

albswiss.com

“Nuk mund të merrem me letërsi kur shoh se nëpër rrugë vdesin njerëzit e mi”

albswiss.com
Loading...
Loading...