fbpx
Alb'swiss TV
Muzikë Rinore Showbiz

Kujta e Meri i hyjnë politikës, i bashkohen kësaj partie

Loading...

Dy stilistët e modës, Kujta dhe Meri sot janë anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti përmes Facebook-ut ka njoftuar se dy bashkëshortët dhe stilistët me përvojë në botën e modës iu bashkuan Lëvizjes Vetëvendosje.

“Kujtim dhe Meri Berisha, dy bashkëshortët, dhe stilistët me përvojë profesionale në botën e modës, iu bashkuan Lëvizjes tonë. Kujtimi, qysh në moshë të hershme e përpunoi talentin e tij drejt një firme prodhuese që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në industrinë e modës. Puna dhe kreativiteti i tij e takuan atë me Merin, po ashtu të talentuar në këtë lëmi, dhe prej atëherë ata i ndërthurën rrugët krijuese drejt sukseseve në fushën e stileve elegante të modës”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kreu i VV-së ka shkruar se Kujta dhe Meri janë të parët krijues shqiptarë nga Kosova që depërtuan në tregun botëror të modës.

“Krijimi i Kujtës dhe Merit (K & M) shënon depërtimin e parë të krijuesve shqiptarë nga Kosova në tregun e qendrave botërore të modës si Milano, Romë, Palermo dhe Berlin. Gjersa Kujta dhe Meri tregojnë arritjet e talentit dhe kreativitetit, këto qendra botërore tregojnë për investimin e shteteve në këtë industri të rëndësishme, miliardëshe, për ekonominë sot”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Loading...

Të ngjajshme

Milot Rashica kaq shumë është i dashuruar, duket i i buzëqeshur afër personit të zemrës

albswiss.com

Edona ka dalë sot me shoqet e ngushta, ato janë të njohura për të gjithë

albswiss.com

Lola fillon përgatitjet për festat e fundvitit, shikoni si e ka zbukuruar shtëpinë

albswiss.com