fbpx
Alb'swiss TV
Shëndetësi

Vrapimi në çfarëdo distance ul rrezikun e vdekjes së parakohshme

Po pyesni veten nëse ia vlen të shkoni për një vrapim të vogël?

Merrni atletet dhe mos e mendoni gjatë – një studim i ri tregon se çdo sasi vrapimi ul rrezikun e vdekjes së parakohshme.

Në një analizë të 14 studimeve të mëparshme – nga SHBA, Kina dhe Danimarka – grupi i studiuesve nga institutet në Australi, Tajlandë dhe Finlandë arritën në përfundimin se rritja e pjesëmarrjes në vrapim, mund të çojë në përmirësime thelbësore në shëndetin e popullatës dhe jetëgjatësinë.

Studimet që ata përdorën përfshinë 232,149 pjesëmarrës gjatë periudhave kohore duke filluar nga 5.5 në 35 vjet.

Në përgjithësi, njerëzit që vrapuan në çfarëdo distance ishin të lidhur me një rrezik prej 27% më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet sesa ata që nuk e bënë një gjë të tillë.

Vrapimi u shoqërua gjithashtu me një rrezik prej 30% dhe 23% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Pesë gjërat që tregojnë se vuani nga ankthi

albswiss.com

Karrota ndihmon në kontrollin e diabetit

albswiss.com

Mollë dhe gjalpë kikiriku, kombinim i shijshëm dhe i shëndetshëm

albswiss.com

Më shumë pemë dhe perime, ndërsa më pak yndyrë në ushqim zvogëlojnë rrezikun nga kanceri dhe zgjasin jetën

admin

Mjekët e mbajnë të fshehur nga ju, ky lëng bën pastrimin e veshkëve menjëherë!

admin

Receta e “ilaçit” që trajton mykun e thonjve për katër javë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!