fbpx
Alb'swiss TV
Shëndetësi

Vritet gazetari që raportonte për virusin Ebola në Kongo

Një gazetar nga Kongo, i cili ishte duke rritur ndërgjegjësimin për virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, është vrarë në shtëpinë e tij.

Ushtria tha që sulmuesit e paidentifikuar sulmuan shtëpinë e Papy Mumbere Mahamba në Lwebma, në provincën veri-lindore të Iturit, duke vrarë atë, duke plagosur gruan e tij dhe duke djegur shtëpinë e tyre.

Kongo është duke përjetuar epideminë e dytë më të keqe në botë të Ebolas.

Njerëzit që punojnë për të ndaluar virusin shpesh janë në shënjestër.

Sipas BBC-së, gjatë vitit të kaluar ka pasur dhjetëra sulme ndaj qendrave shëndetësore dhe ndaj njerëzve që punojnë për të ndaluar epideminë.

Dhuna mendohet se nxitet nga besimi midis shumë njerëzve se virusi nuk është i vërtetë, gjë që mund të çojë në mosbesim të atyre që punojnë në këtë sektor.

Për shembull kur mjekët bëjnë thirrje që njerëzit të heqin dorë nga ritet tradicionale për të siguruar varrosje të sigurta, mund të krijojë armiqësi.

Disa njerëz madje ndiejnë se Ebola është një mashtrim i krijuar nga mjekët për të marrë punë që paguhen mirë.

/Alb’swiss TV/

Të ngjajshme

Ëmbëlsira kundër diabetit

admin

Kujdes çka hani: Stimulantë dhe hormone, në serat e qytetit shqiptar shalqiri gati për t’u vjelë brenda 10 orëve, domatja lyhet për skuqje

admin

A duhet apo jo t’i konsumojmë bananet me stomak bosh?

albswiss.com

Gjenevë : mbi 300 persona të hospitalizuar nga gripi

admin

6 shenjat që tregojnë se trupi juaj është pushtuar nga helmet

admin

Smoothie e gjelbër që ju jep shumë energji

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!