fbpx
albswiss.com
Shëndetësi

Funksionalizohet mamografia në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë

Loading...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se nga sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare është funksionalizuar dhe lëshuar në shërbim, mamografi digjital.

“Mamografia është një metodë e përshtatshme për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Në një mamografi bëhen të dukshme edhe tumoret më të vegjël shumë më parë se të jenë të ndjeshëm me të prekur ose të njihen nga simptomat e tjera”, ka njoftuar Ahmeti.

“Mesatarisht, një nga tetë gra diagnostifikohen gjatë jetës me kancer të gjirit. Mbi moshën 50 vjeç, rastet janë më të shpeshta, prandaj, mbrojtja më e mirë është zbulimi i hershëm”, shton ai.

Ahmeti ka ftuar të gjitha gratë dhe vajzat që të vizitojnë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare për kontrolla rutinore dhe të informohen sa më mirë për këtë sëmundje, dhe rëndësinë e zbulimit të hershëm të saj.

/Alb’swiss TV/

Loading...

Të ngjajshme

Zbulohen pjesë të ADN-së që i bëjnë njerëzit majtak

albswiss.com

Studimi: 95% e ushqimeve për fëmijë përmbajnë metale toksike

albswiss.com

Sherebelë Dhe Limon – Si Ta Përdorni Për Pastrimin e Organizmit

albswiss.com
Loading...
Loading...