fbpx
albswiss.com
Lajme

E thonë studimet: Gratë janë shofere më të mira se burrat

Loading...

Sipas një studimi të kryer në Mbretërinë e Bashkuar nga “Confused.com”, rezulton se gratë janë shofere më të mira se burrat.

Nga 600 mijë aksidente dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor në Angli dhe Uells gjatë vitit të kaluar, 79% e tyre u kryen nga shoferë meshkuj.

1% e grave janë kapur duke drejtuar makinën në gjendje të dehur, krahasuar me 5% nga burrat. Ndërsa kur bëhet fjalë për pezullimin e lejeve të drejtimit, burrat rezultojnë 4 herë më të pakujdesshëm se gratë.

Sipas studimit, rezulton se kërkesat e burrave për siguracion në 2018, janë dyfish më të larta se ato të grave.

Një tjetër studim i kryer nga “its4women” në fillim të këtij viti zbuloi se gratë ishin më të sigurta kur bëhet fjalë për kontrollin e shpejtësisë, marrjen e kthesave dhe frenimin e fortë.

Rreth 69% e burrave u shpallën fajtorë për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, krahasuar me vetëm 62% të grave.

Studimi zbuloi se gratë që punojnë në profesione shkencore ose inxhinieri ishin shoferet më të mira.

Burimi: 9GAG|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Loading...

Të ngjajshme

Gjenevë: Projektligji për Diasporën zgjoi interesimin e bashkë mërgimtarëve tanë

admin

Kompania ofron 3.000 dollarë në muaj për dikë që të testojë has.hash çdo ditë

albswiss.com

Krasniqi e quan hero prokurorin e dorëhequr: Ai ishte në mbrojtje të shtetit

admin
Loading...
Loading...