fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

“Evi” i gjen këpucët që ia dhuroi Aro Muriç, por vendosi diqka interesante

Kur Aro Muriç vendosi të ja dhurojë këpucët tifozit Avdullah Berisha të njohur ndryshe si “Evi” as nuk do ta kishte menduar se mund ti dilte një problem i tillë. Por, ashtu edhe ndodhi, megjithëse gjithçka doli të jetë një keqkuptim.

Këpucët që Aro ia dha personit përgjegjës për siguri në Federatën e Futbollit të Kosovës shkuan në duart e një tifoze tjetër me nevoja të veçanta, pasi që “Evi” ishte larguar nga stadiumi dhe porosia u ngatërrua pa dashje, raporton Gazetasheshi.

Pas raportimeve në media se këpucët e Aros nuk përfunduan në duart e “Evit” dhe ky i fundit e bëri publike këtë fakt, zyrtarët për siguri në FFK dhe personeli i stadiumit “Fadil Vokrri” ka shikuar me kujdes kamerat e sigurisë dhe ka vërejtur që këpucët e Aros i janë dhuruar një vajze me nevoja të veçanta e cila gjithashtu ishte në stadium.

Përcjellësja e saj ka njoftuar “Evin” se këpucët që Aro ia dhuroi atij gjenden në shtëpinë e tyre dhe se do t’ia kthente porsa ta shihte atë.

Ajo është njoftuar vetë dhe ka sqaruar se gjithçka ka qenë një keqkuptim, pasi që personi përgjegjës i sigurisë ua dhuroi atyre këpucët e Aros duke mos e ditur se këpucët ishin të dedikuara për “Evin”.

Këpucët e Aro Muriç përfunduan në duart e kësaj vajze, ndërkohë që “Evi” vendosi t’ia falë ato
Por, “Evi” bëri një gjest fantastik, derisa vendosi që t’ia falë këpucët vajzës e cila i posedon ato.

Informacionin e konfirmoi vetë ai në një prononcim për Gazetën SHESHI.

Madje, ai ka falenderuar personelin dhe personat përgjegjës që u munduan dhe e zbuluan rastin.

Të ngjajshme

Këshilltari i Thaçit flet për ‘përplasjen’ e Qeverisë me administratën e presidentit amerikan

albswiss.com

Lajme të këqija për Europën në muajin dhjetor, i ftohti polar pritet të bëj “kërdinë” e madhe

albswiss.com

Pas rasteve me koronavirus, kryetari i Ferizajit ka këtë kërkesë për MSH-në

albswiss.com

Befason Ambasada Amerikane: Ja çfarë po kërkonte Grenell në LDK në foton që u bë virale në internet

albswiss.com

IKSHP me njoftimin e fundit për gjendjen e koronavirusit në Kosovë

albswiss.com

Protestë e rrahje në karantinën në Qendrën e Studentëve, kjo është arsyeja

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!