fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Pamje që të sjell lotin: Kamionët me ndihma nga Kosova “pushtojnë” rrugët e Shqipërisë

Loading...

Pamje që të sjell lotin: Kamionët me ndihma nga Kosova “pushtojnë” rrugët e Shqipërisëadmin1

Lajme

Biznese të ndryshme nga Kosova po vazhdojnë të dërgojnë me të madhe ndihma në Shqipëri.

Në afërsi të kufirit janë parë disa kamionë të mbushur me ndihma të cilët janë nisur drejt vendeve të prekura, raporton JOQ Kosova.

Aksioni për mbledhjen e ndihmave nuk përfundon këtu, ndërkaq që në të gjitha komunat e Kosovës në formë të organizuar janë mbledhur veshmbathje, ushqime e batanije të cilat më pas do të dërgohen në Shqipëri.

Sipas raportimeve, aktualisht në Shqipëri mijëra persona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për shkak të frikës së tërmeteve të reja, si dhe nga dëmtimet në shtëpitë e tyre.

JOQ Kosova raportoi më herët se qindra familje nga Shqipëria janë strehuar në shtëpi dhe hotele në Kosovë.

Loading...

Të ngjajshme

50-vjeçarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, i vendos bebes emrin e veçantë

albswiss.com

100 mijë kilogramë fishekzjarrë nga Kina hyjnë në Kosovë

albswiss.com

Shqiptari me koronavirus u dha dorën të gjithëve, kishte marrë pjesë në një varrim

albswiss.com