fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

KY ËSHTË NUMRI I KOSOVARËVE QË JETOJNË NË ZVICËR

Loading...

KY ËSHTË NUMRI I KOSOVARËVE QË JETOJNË NË ZVICËRadmin1

Lajme

Zvicra kalon përfundimisht shifrën prej 8 milionë e gjysmë banorëve. Saktësisht 8.544.527 banorë kanë jetuar në Zvicër në fund të vitit 2018. Pjesëmarrja e banorëve me pasaportë jozvicerane në këtë numër ka qenë 25.1%, më e larta, krahasuar me shtetet që e rrethojnë Zvicrën.

Në vitin 1970 në Zvicrën që numëronte 6.3 milionë banorë, jetonin një milion të huaj, ndërsa në fund të votit 2018, ishin më shumë se 2 milionë banorë me shtetësi të huaj. Këto dhe shifra të tjera zbulon publikimi “Popullsia e Zvicrës 2018”, i prezantuar sot nga Zyra Federale e Statistikave (BFS), shkruan albinfo.ch.

Ky publikim merret edhe me përqindjen e të huajve, me moshën mesatare të zviceranëve, moshën kur ata/ato martohen, jetëgjatësinë e rritur dukshëm ndër vite etj.

Sipas BFS, përqindjen më të madhe të të huajve në Zvicër e përbëjnë italianët me 15%. Pak pas tyre, me 14.3% vijnë gjermanët dhe të tretët për nga numri, me 12.3%, janë portugezët. Francezët përbëjnë 6.3% të të huajve në Zvicër, ndërsa kosovarët janë në vendin e pestë, ose 5.2%. Sikurse edhe më parë, duhet theksuar atë që statistikat zyrtare prej 5.2% ka të bëjë me shtetasit e Kosovës, pra ata që kanë pasaportë kosovare.

Sigurisht shumica dërmuese e tyre janë shqiptarë të Kosovës, por ka edhe një numër të vogël shtetasish të Kosovës me përkatësi etnike serbe, turke, boshnjake, rome etj.

Nga ana tjetër, statistika nuk e përfshin kategorinë e shqiptarëve në kuptimin etnik. Është e qartë se po të llogariteshin nga statistika zyrtare, në një kategori të njëjtë të gjithë personat që identifikojnë veten si shqiptarë, shifra do të ishte shumë më e madhe se kjo, dhe përqindja, po ashtu.

Publikimi zbulon edhe preferencat martesore të zviceranëve/zviceraneve kur bëhet fjalë për lidhjet me shtetas të huaj. 35% të martesave në Zvicër janë të përziera në kuptim të nacionaliteteve. Në shumicën e rasteve burrat janë zviceranë dhe gratë, të huaja.

Po ashtu shumica dërmuese e zviceranëve dhe zviceraneve zgjedhin për bashkëshort një evropian/e.
Pas gjermaneve që janë favorite për meshkujt zviceranë, vijnë italianet dhe kosovaret dhe, pas tyre, francezet dhe serbet.

Kur jemi te kosovaret dhe ballkanaset e tjera, duhet përkujtuar një studim të publikuar javë më parë.

Ai konstatonte se nuk bëhet fjalë për një preferencë të madhe të zviceranëve për kosovaret, por për faktin se këta “zviceranë” që martohen me kosovare janë në fakt shtetas të Zvicrës me rrënjë nga Kosova.Publikimi merret edhe me jetëgjatësinë e zviceranëve.

Kështu, në vitin 2018, afërsisht gjysma e tyre e kanë arritur moshën mbi 85-vjeçare. Në vitin 1970 këtë moshë e arrinin vetëm 15.4% të zviceranëve, e në vitin 1940 vetëm 6%

Loading...

Të ngjajshme

Haradinaj ‘vajton’ shkarkimin e Mendim Rugovës: Ishte profesionist i Zoti

albswiss.com

Ky pritet të jetë ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Albin Kurtit

albswiss.com

Ismaili: PDK nuk hyn në Qeveri të re

albswiss.com