fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

U rrit jetim, rrëfehet 27-vjeçari: ‘Jam i vetëm, kisha frikë kush do më va.rroste’

Një 27-vjeçar jetim, i rritur te Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”, në një linjë telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur” ka bërë një rrëfim prekës. Rreth tërmetit të 26 Nëntorit që tronditi Shqipërinë, ai u shpreh se nuk kishte frikë nga vd.ekja, por frikë nga të mos pasurit dikë që ta va.rroste.

“Jam Mondi nga Tirana, pjesëtar i shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, tani jetoj vetëm në Kombinat. Isha fillikat vetëm, i vetmi që mendoj është Zoti dhe ai ka shkruar në Kuran “Kush mbron dhe ndihmon jetimët, ka vlerësim nga ai”. Iu bëj thirrje të gjithëve pa përjashtim, t’i drejtohen këtyre fëmijëve, këtyre krijesave të pashpresë, që në rast tërmeti të drejtohen te shtëpia e fëmijës. Edhe sikur gjithë Durrësi të shembej, ajo shtëpi nuk do të ishte shembur, sepse i ruan Zoti. Ata janë shkak për të jetuar e mbijetuar të tjerët. Unë jam 27 vjeç, kam gati 9 vjet që jam larguar nga shtëpia e fëmijës, jetoj në Kombinat me qira dhe punoj si kamarier e banakier. Kam një dëm në shpirt, që jam vetëm, do vd.es vetëm. Unë e kam përballuar tërmetin, por e vetmja gjë që mendoja ishte se nëse do vdi.sja, kush do më va.rroste. Nuk kam frikë nga tërmeti, por vetëm nga Zoti. Do ja dal, por si gjithmonë i vetëm”, tha 27-vjeçari.

Të ngjajshme

Ekspertët kritimojnë programin e Qeverisë Kurti: Pa strategji afatgjate

albswiss.com

Pallaska thotë se nuk është taksa problemi mes Albin Kurtit dhe SHBA-së

albswiss.com

Hoti: Të fillojë sa më parë zbutja e masave për qarkullim të lirë

albswiss.com

Ambasada Amerikane kundër reciprocitetit që ka vendosur Kurti: Këto masa krijojnë më shumë probleme

albswiss.com

A duhet të ketë përcjellje Albin Kurti? (VIDEO)

albswiss.com

Shmanget mbyllja e qeverisë amerikane

albswiss.com
error: Content is protected !!