fbpx
albswiss.com
Lajme Zvicër

Hilmi Gashi emërohet anëtar i dy komisioneve federale te Zvicrës

Loading...

Këshilli i ministrave të Zvicrës emëron ekspertët në komisionet e ndryshme jashtëparlamentare. Në mesin e të emëruarve është edhe Hilmi Gashi, drejtues i grupeve të interesit në Sindikatën Unia dhe aktivist në çështje të migracionit.

Anëtari i kryesisë së prointegra.ch dhe drejtuesi i grupeve të interesit në kuadër të sindikatës Unia në Zvicër emërohet anëtarë në Komisionin Federativ për Migracion dhe në Komisionin kundër racizmit. Emërimi iHilmi Gashit, si ekspert i migracionit dhe si aktivist i angazhuar për të drejta të njeriut, grupeve të interesit dhe komuniteteve, në këto dy komisione federale të Zvicrës është një shenjë e njohjes së punës dhe angazhimit të tij shumëvjeçar.

Hilmiu ka disa dekada që njihet si njëri ndër qytetarët më aktivë shqiptaro-zviceran. Ai është i angazhuar në shumë shoqata dhe institucione ë kanë të bëjnë me bashkëjetesën gjithëpërfshirjen e njerëzve në jetën shoqërore, kulturore dhe politike gjithandej. Emërimi iHilmi Gashit, si ekspert i migracionit dhe si aktivist i angazhuar për të drejta të njeriut, grupeve të interesit dhe komuniteteve, në këto dy komisione federale të Zvicrës është një shenjë e njohjes së punës dhe angazhimit të tij shumëvjeçar.

Me këtë zgjedhje zyrtare komuniteti ynë, migrantët dhe punëmarrëset/it në përgjithësi do të kenë një përfaqësues dhe zë të tyrin në këto Komisione të rëndësishme federale ku adresohen, rekomandohen dhe trajtohen tema me rëndësi jetike për të gjithë njerëzit në Zvicër.

Komisioni Federativ për Migracion jep rekomandime për bashkëjetesën

EKM/CFM është një komision jashtëparlamentar me 30 anëtarë. Ky Komision përbëhet nga 30 ekspertë të fushës së migracionit të zgjedhur nga Këshilli Federal, të cilët përcaktojnë pozicionet e Komisionit. Ai këshillon Qeverinë Federale dhe Administratën e shtetit zviceran për çështjet e migracionit. Ky komision promovon kohezionin social duke mbështetur projekte, boton studime dhe rekomandime mbi politikën e migracionit si dhe revistën “terra cognita“. EKM/CFM ka mandatin ligjor të merret me çështje sociale, ekonomike, kulturore, politike, demografike dhe ligjore që lindin nga qëndrimi dhe vendbanimi i të huajve në Zvicër. Temat e përfshira tematike kanë të bëjnë duke u nisur nga mbrojtja e refugjatëve dhe migracionin e punës përmes kohezionit social deri te çështjet trans nacionale.

Komisioni Federal kundër Racizmit (EKR/CFR)

Është një komision i pavarur jashtëparlamentar. Ai është krijuar nga Këshilli Federal në vitin 1995. Ky Komision përbëhet nga 16 ekspertë të dëshmuar për çështjet e racizmit dhe angazhohet në parandalimin dhe në luftimine të gjitha formave të diskriminimit bazuar në racën, përkatësinë etnike, fenë dhe kulturën.

Loading...

Të ngjajshme

Një person dyshohet se ka rënë në liqenin e Livoqit në Gjilan

admin

Zvicër: Hapet edhe një shkollë shqipe

admin

Trump e ka ndryshuar qasjen e SHBA-ve ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi, thotë Daçiq

admin
Loading...
Loading...