fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

E vrau vajzën dhe dhëndrin, zbulohet motivi i çuditshëm i krimit të shqiptarit në Australi

Loading...

55-vjeçari shqiptar, Osman Shaptafaj e ka vrarë vajzën e tij dhe dhëndrin pasi nuk po mund ta pranonte largimin e saj.

Vajza e tij, Lindita Musai, 25 vjeçe po përpiqej të fillonte një jetë të re larg tij. Mediat australiane shkruajnë se Shaptafaj kishte një marrëdhënie të tensionuar me familjen e tij.

Lindita Musai ishte përpjekur ta fillonte një jetë të re larg babait të saj por ëndrra e saj u pre në mes pasi u qëllua me breshëri plumbash së bashku me burrin e saj në prag të Vitit të Ri.

Daily Mail Australia shkruan se Lindita kishte frikë nga babai i saj Osman Shaptafaj. Një anëtar i familjes, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha që Lindita Musai kishte duruar një ‘torturë’ nga babai.

“Unë thjesht do të them se nuk kishte të bënte me formimin e tij ose me besimin e tij, pasi ai nuk ka besim”, tha burri.

Anëtari i familjes në një gjendje të rënduar foli pas spekulimeve për arsyet që çuan në vrasjen e çiftit të të rinjve shqiptarë.

Ai pretendoi se vajza e vrasësit të dyshuar ishte larguar me guxim për të filluar një jetë paqësore me burrin e saj por që përfundoi në tragjedi pasi çifti u sulmua në shtëpinë e tij në Yarraville, Western Melbourne.

Edhe vetë 55-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë pasi qëlloi edhe veten me armë duke tentuar të vetëvritej pas krimit.

Loading...

Të ngjajshme

Fabrika në Gjakovë nis prodhimin e maskave, një tjetër do të prodhojë dezinfektues

albswiss.com

Kurti pret që para 7 majit të hiqen vizat

albswiss.com

Fillon paneli i diskutimit në Munih ku përballin mendimet Kurti e Vuçiq

albswiss.com