fbpx
Alb'swiss TV
Lajme Rinore

Nis sot rivlerësimi i banesave, rruga që duhet të ndiqni për të perfituar 14/01/2020 16 0

Sot ka hyrë në fuqi ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, që u miratua në Kuvend në fund të vitit që kaloi.

Ky ligj, që është konsideruar si një “amnisti” e radhës, ul shumë detyrimin që paguhet në rast të shitjes së banesës, ose një objekti tjetër të paluajtshëm, i cili normalisht është sa 15% e fitimit.

Sipas këtij ligji, rivlerësimi mund të bëhet me vlerën e tregut të pasurisë bazuar në një akt ekspertimi lëshuar nga një ekspert i licensuar. Tatimi që inpidët do duhet të paguajnë për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3% e diferencës mes vlerës së rivlerësuar si më lart dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar më parë (për të cilën është paguar tatimi më herët).

Kjo ka vlerë vetëm për qytetarët. Ndërsa tatimi që personat juridikë do duhet të paguajnë në këtë rast është 5% e diferencës mes vlerës së rivlerësuar dhe vlerës kontabël të regjistruar për pasuritë e paluajtshme.

Ligji më i fundit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i ngjashëm me të tanishmin, ka qenë në fuqi për një periudhë të kufizuar nga 20 gushti 2016 deri më 31 maj 2017 (afati fillestar ishte 28 shkurt 2017). Në ndryshim nga ligji i ri i tanishëm, në bazë të ligjit të mëparshëm, tatimi i pagueshëm nga inpidët ishte 2%, ndërsa nga personat juridikë 3%.

Të ngjajshme

Presidenti Thaçi e mohon se e solli Behgjet Pacollin me veturë nga Shqipëria

albswiss.com

Hoti pas takimit me Ursula von der Leyen: Kam ngritur çështjen e liberalizimit të vizave

albswiss.com

Ne po ngrihemi, Blerona befason me veshjen në punë

albswiss.com

Të gjithë udhëheqësit e QKUK’së shkojnë në Klinikën Infektive

albswiss.com

Malishevë: Shërohet pacienti i fundit i infektuar me koronavirus

albswiss.com

10 mostra janë marrë sot në Kamenicë, të gjitha rezultuar negative

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!