fbpx
Alb'swiss TV
Lajme Rinore

Deputetja e VV’së: Roli i Agim Veliut po e pamundëson koalicionin

Loading...

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka deklaruar se roli i nënkryetarit të parë të LDK-së, Agim Veliut në negociatat për koalicion është vështirësues.

Kryeziu thotë se Agim Veliu vazhdimisht e ka pasur këtë tendencë dhe për këtë arsye ka pasur probleme të vazhdueshme gjatë negociatave.

“Roli i Agim Veliu definivisht po e vështirëson dhe tendenca e tij e vazhdueshme është që ta bëjë këtë, ta vështirësojë një marrëveshje të mundshme nuk e di përse, por, këtë e ka bërë prej fillimit. Prej kur kemi parë që Agim Veliu ka filluar të dalë në skenë, kemi parë edhe probleme të vazhdueshme që janë paraqitur gjatë negociatave”, ka thënë ajo në Frontal, shkruan Insajderi.

Deputetja e VV-së nuk ka komentuar nëse kjo po bëhet për arsye se Veliu po tenton bashkëpunimin me ndonjë parti tjetër në koalicion, megjithatë, shton se këto qëndrime po e bëjnë të pamundur arritjen e marrëveshjes.

“Nuk e di a është kjo arsyeja, apo ka diçka përtej kësaj qe në do të duhet ta analizonim megjithatë arsye që janë të brendshme. Megjithatë, roli i tij është parë vështirësues kjo as nuk mund të mohohet është diçka që është parë dhe reflektuar vazhdimisht, vetë qëndrimet e tyre me statuse në rrjete sociale kanë reflektuar se po bëhet e pamundur arritja e një marrëveshje”, ka thënë e njejta.

The post Deputetja e VV’së: Roli i Agim Veliut po e pamundëson koalicionin appeared first on Korrespodenti.

Loading...

Të ngjajshme

Sot e ka ditëlindjen, a e dini sa vjet po i bën Rina Balaj?

albswiss.com

Myftiu i Tiranës gjatë fjalimit shpalosë flamurin shqiptar

admin

“Mbretëresha e orgjive!” Rrëfehet 80-vjeçarja që ka bërë…

albswiss.com

Mësohet data kur do të dalin pagat e pensionet

albswiss.com

Gjashtë raste të reja të dyshuara për koronavirus në Kosovë

albswiss.com

Haradinaj: Veseli e Thaçi ishin të padrejtë me mua në takimet e mbyllura me amerikanët

albswiss.com