fbpx
albswiss.com
Lajme Rinore

Gjykata merr vendim për Haxhi Hotin ile Nismës, që kërcënoi Albin Kurtin

Loading...

Rasim Hoti, avokati i Haxhi Hotit, i akuzuar për kërcënimin ndaj liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka bërë të ditur se klienti i tij është liruar nga paraburgimi.

Ai e ka quajtur këtë si vendim të drejtë dhe të duhur, shkruan Reporteri.net.

“I drejtë dhe i bazuar në ligj Vendimi i datës 23.01.2020, me të cilin i është ndërprerë masa e paraburgimit të mbrojturit tim Haxhi Hoti!”, ka shkruar ai.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është intervistuar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës në lidhje me kërcënimin me jetë që i është bërë nga anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti.

Haxhi Hoti në fund të dhjetorit 2019 në rrjete sociale bëri një postim i cili i kushtoi me arrestim dhe paraburgim.

“Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”, kishte shkruar Hoti në profilin e tij në Facebook të cilin e kishte fshirë më pas me arsyetimin se ka ndodhur gabim teknik. /Reporteri.net

Loading...

Të ngjajshme

Mësohet data e mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë

admin

Emocionohet Learta, kështu e uron gjyshen për ditëlindje

albswiss.com

Lulja feston ditëlindjen, Meda e uron me fjalët më të veçanta

albswiss.com
Loading...
Loading...