fbpx
albswiss.com
Lajme Rinore

I morën paratë ryshfet përmes pakos së cigares, dënohen dy policët e Kosovës

Loading...

Muhamer Miftari, është dënuar me një vit burgim dhe me 500 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për shkak se gjyqtari e ka gjetur fajtor që si polic i Kosovës kishte marr ryshfet.

Edhe kolegu i tij Hyzer Dugolli si polic i Kosovës është dënuar për të njëjtin rast. Ai pasi ka pranuar fajësinë, është dënuar me nëntë muaj burgim dhe 50 euro gjobë.

Sipas aktakuzës dy zyrtarët policorë kishin kërkuar shumën prej 400 euro prej të dëmtuarit në mënyrë që të mos e ekzekutonin aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj – pizioni për Kundërvajtje, për zbatim të masës mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të automjetit të kategorisë “B”, në kohëzgjatje prej gjashtë muaj.

Më tutje në aktakuzën e dy policëve thuhej se një restorant, polici Dugolli kishte pranuar 400 euro nga personi i dëm-tuar. Këto para do të shërbenin për të dhe kolegun e tij Miftarin. Viktima paratë ia kishte dhënë përmes një pagoje të cigares.

Dugolli ishte kapur në flagrancë nga IPK-ja duke pranuar të hollat.

Loading...

Të ngjajshme

E vrau vajzën dhe dhëndrin, zbulohet motivi i çuditshëm i krimit të shqiptarit në Australi

albswiss.com

Yllkën e ka zbukuruar shumë shtatzënia, me këtë pamje do ta ‘shkri’ burrin e saj

albswiss.com

Marina po feston Vitin e Ri në Duabi, lë ‘gojëhapur’ me pamjen

albswiss.com
Loading...
Loading...