fbpx
albswiss.com
Lajme Rinore

Natë tërmetesh në Turqi – pamje që tregojnë reagimin e njerëzve, kur ndodhën dridhjet

Loading...

Turqia është goditur nga një numër tërmetesh gjatë natës ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes.

Fillimisht ishte raportuar se një tërmet me magnitudë 5,4 ka tronditur Turqinë perëndimore të mërkurën vonë, duke bërë që banorët të dalin jashtë shtëpive të tyre, përjcell Telegrafi.

Lidhur me këtë, Autoriteti i Turqisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) kishte thënë se tërmeti ishte 5.4 në shkallën Rihter dhe ndodhi në rrethin Akhisar të provincës Egjean Manisa.

Gjithashtu ishte shtuar se dy dridhje të tjera u regjistruan gjithashtu pas tërmetit.

Tre minuta pas tërmetit, qyteti fqinj Kırkağaç u trondit nga një dridhje me magnitudë 4.1, ndërsa 16 minuta pas tronditjes fillestare, Akhisar u trondit përsëri nga një tërmet me magnitudë 3.8.

Ndërsa gjatë ditës së sotme është raportuar se pas tërmeti mbrëmë goditi Turqinë perëndimore, e cila është lëkundur që nga mbrëmë, tërmete kanë edhe ndodhur në Ankara.

Sipas deklaratës së autoriteteve, në Ankara pati një tërmet prej 3.8 dhe 4.5 në orët e mëngjesit.

Ndërkohë janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë momentet kur njerëzit në panik, iknin me shpejtësi nga shtëpitë e tyre dhe jo vetëm.

Ndryshe, Turqia ndodhet përgjatë një prej zonave më aktive sizmike në botë. /Telegrafi

Loading...

Të ngjajshme

Krerët e shtetit takohen me ambasadorin amerikan

admin

E mbajti fshehur gjatë, por zbulohet kush është burri miliarder i Alketa Vjesiut

albswiss.com

Shqiptarët nga Maqedonia që themeluan LDK-në e Kosovës!

albswiss.com
Loading...
Loading...