fbpx
Alb'swiss TV
Lajme Zvicër

Tubimi informues në Gjenevë – Ndryshimet përkeqësuese ligjore në Zvicër

Tubimi mbi Ligjin për të huajt dhe për intergim me anëtarët dhe të interesuarit tjerë në gjuhën shqipe në Gjenevë ishte i suksesshëm, Jo vetëm për sa i përket pjesëmarrjes së 40 personave nga kontekste të ndryshme, por edhe temat që u trajtuan. Suksesin e mundësoi fakti që ngjarja u mbajt në gjuhën amtare të anëtarëve dhe të të intersuarve tjerë. Pjesëmarrësit ishtin të gjeneratave të dnrshme dhe nuk mungonin as gratë e as të rinjtë. Në tubim morrën pjesë edhe dy përfaqësues të Konsulatës së Republikë së Kosovës.

Ligji i ri për të huaj dhe për integrim (AIG/LEI), i cili ka hy në fuqi nga 1 janari 2019, shënon disa ashpërsime në lëmin e të drejtave të të huajve. Të prekurit duhet të informohen mirë dhe të ngulin këmbë në të drejtat e tyre.

Cilat janë risitë e AIG/LEI?

AIG/LEI definon rishtas kriteret e integrimit. Këto janë përcaktuese për dhënien, degradimin apo edhe tërheqjen e lejeve. Njëri nga këto kritere është aftësia e komunikimit në njërën nga gjuhët zyrtare (jo dialektet) të vendit. Kërkohen nivelet vijuese të njohurive gjuhësore: A1 me gojë për leje qëndrimi vjetor; A1 me shkrim për lejen e përhershme të qëndrimit; B1 me gojë, A1 me shkrim për lejen e përhershme të parakohshme; B1 me gojë, A2 me shkrim për marrje të shtetësisë. Secili Kanton mund të përcaktojë një nivel ë të lartë. Andaj është me rëndësi, informimi në Kantonin dhe Komunën banuese.

Si mund të veprojnë të prekurit e mundshëm?

Gjithsesi duhet ngulur këmbë në të drejtën ligjore dhe bëhet ankesa ndaj një vendimi të tillë. Në secilin vendim të autoriteteve është e shënuar edhe mundësia e ankesës dhe afati i vlefshëm. Me rëndësi është në rast ankese të respektohet afati dhe që ankesa të arsyetohet mirë. Anëtarët e Unia, të cilët janë të pasigurt se a duhet të ankohen ne vendimin e autoriteteve, gjegjësisht nuk e dinë se si bëhet ankesa, duhet gjithsesi të kërkojnë ndihmën e sekretariatit të tyre të Unia-s. Është me rëndësi që secili të luftojë për të drejtën e tij dhe që në rast padrejtësie të bëhet ankesa.

Marrrëveshjet ndërshtetërore mes Zvicrës dhe vendit amë

Përpos trajtimit të ligjit të ri për të huajt dhe për intergim u trajtuan edhe ngjarje tjera me rëndësi të veçantë për komuinitetin shqiptar në Gjeneve dhe Zvicër: Fuqizimi i Marrëveshjes ndërshtetërore mbi Sigurmet Shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila në radhë të parë falë angazhimit e mbështetjes kryesore nga sindikata Unia dhe sindikalistëve e veprimtarëve shqiptaro-zviceranë, pas gati 10 viteve ndërprerje diskriminuese ka filluar të zbatohet që nga 1 shtatori i vitit 2019, me çka edhe shtetasit e Kosoves te kthyer nga Zvicra do të marrin pensionet që u takojnë. Mjerisht vetëm nga rifuqizimi i marrëveshjes e jo edhe për periudhën kohore gati 10 vjeçare në mungesë të marrëveshjes, gjë që nuk ka menjauar ende tërësisht diskriminimin që u është bërë atyre nga autoritetet përgjegjëse të të dyja shteteve. Pas trajtimit të kësaj çështjeje në disktimin u perfshine edhe perfaqësuesit Konsulates së Kosovës në Gjenevë. Çështja e tretë që u trajtua në këtë tubim informues ishte edhe ajo e Marrëveshjes ndërshtetërore për Menjanimin e Tatimit të Dyfishte, gjegjësisht deklarimi i tatimeve në Zvicër, i cili në ndërlidhje edhe me përkeqësimet tjera ligjore mund të ketë pasoja për shtetasit e shtetve të treta, ku hyjne edhe vendet amë të bashkëkombasëve tanë (Shqipëria, Kosova, Madedonia si dhe shtete tjera te Evropës juglindore)

Manifestim i sukseshëm në gjuahën e parë

Merita për manifestimin e suksesshëm u takon edhe organizatorëve të kësaj veprimtarisë informative, sekretares sindikaliste shqiptare Linda Maliqi Rexhaj dhe sekretarit tjetër shumvjeqar të sindikatës Unia, Nasuf Nuhiu. Diskutimet pas prezantimeve, pyetjet që u bënë dhe interesi i përgjithshëm ishin të mëdha. Diskutimet pas refeerateve treguan se sa janë të shqetësuar njerëzit nga ndryshimet në ligj dhe i gjithë diskursi politik sa i përket migracionit në Zvicër e posaqërisht gjithçka që ka të bëjë me shtetasit e të ashtuquajturave shtete të treta. Anëtarët e pranishmi e kuptuan dhe vlerësuan angazhimin e sindikatës Unia në lidhje me shqetësimet dhe preokupimeet e tyre dhe se ajo është vigjilente dhe do t’i mbështesë prore ata.

Përparësia e tubimit informativ në gjuhën amtare të anëtarëve dhe migrantëve u mundësoi atyre pos tjerash që të shtrojnë shumë pyetje. Kjo ngjarje informative specifike e gjuhën amtare bëri që ata të artikulojnë shqetësimet dhe nevojat e tyre në gjuhën e tyre të parë dhe të përfshihen lehtas dhe aktivisht në diskutime. Kjo ndoshta e bëri mbrëmjen kaq të suksesshme. Një fakt që duhet të merret parasysh edhe në ngjarjet e manifestimet e ardhshme. Është në interesin e përbashkët që njerëzit të marrin informacionin e nevojshëm dhe pastaj mund të mbrohen në përputhje me rrethanat.

Angazhimi solidarizues bjen shumë favore për të gjithë

Andaj si përfundim u kuptua se organizimi dhe angazhimi në sindikatë ia vlenë jo vetëm sa i përket përmirësimit të kushteve të punës dhe jetesës në Zvicër, por edhe sa i përket mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të migrantëve. Të arrituarat shoqërore dhe njerëzore në Zvicër janë rezultat i angazhimit silidarizues dhe luftës së gjatë dhe të pandërprerë sindikaliste. Ne jemi pjesë edhe e kësaj shoqërie dhe duhet të marrim pjesë jo veetëm në jetën ekonomike dhe në kryerjen e detyrimeve automatike, por edhe të përfshimi nënjetën shoqërore e politke dhe të jeetësojmë të drejtat në përputhje me të arriturat e shoqërisë njerëzore, të dretja këto që janë të garantuara me Kartën e Kombeve të Bashkuara për të Dretjat e Njeriut e Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe atë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), e që nuk janë në kundërshti edhe me Kushtetutën e Zvicrës dhe të arriturat e shoqërisë zvicerane./albswiss.com

Të ngjajshme

Memli Krasniqi: Ky është akt i vetë-dorëzimit të Kryeministrit dhe Qeverisë

albswiss.com

Ky është qyteti i parë në Kosovë që mbulohet nga bora (FOTO)

albswiss.com

Fajon: E zhgënjyer me vizat, procesi po politizohet

admin

Moti për fundjavë

admin

“U nis për në shkollë, por s’u kthye më”, zhdu.ket në rrethana misterioze 16-vjeçarja shqiptare në Gjermani

albswiss.com

Familja distancohet nga dorasi që vrau dhe dogji 33 vjeçarin në Ferizaj

albswiss.com
error: Content is protected !!