fbpx
albswiss.com
Lajme Rinore

Parashikimi i motit për javën e ardhshme: Bora fillon këtë ditë

Loading...

Javën e fundit të muajit janar mot i ndryshueshëm, kohëpaskohe priten reshje të dobëta shiu, e në vise kodrinoro-malore edhe borë. Temperaturat mbi vlera mesatare.

Moti i ndryshueshëm gjatë kësaj jave do të ndikoj pozitivisht në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ku vlerat e cilësisë së ajrit ditën e mërkurë do të zbresin edhe në vlera të mira dhe mesatare.

27.01 – Në mëngjes kryesisht vranët me reshje lokale shiu. Në vise të ulëta mundësi për mjegullinë. Ditën kryesisht me vransira, aty-këtu reshje të dobëta shiu.

28.01 – Në mëngjes më ftohtë, në vise të ulëta mundësi për mjegull. DItën butë, me erë, vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje mundësi për riga lokale shiu.

29.01 – Mot i ndryshueshëm. Në mëngjes vranët dhe shi. Ditën vransira dhe intervale me diell, mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje priten reshje të përziera shiu dhe bore.

30.01-31.01 – Ditën e enjte kryesisht me diell, në mëngjes ngrica. Të premten në mëngjes ftohtë. Ditën vransira të ndryshueshme, më butë, me mundësi për reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri +3C, e nga dita e enjte do të zbresin edhe në vlera negative, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 7C deri në 10C.

Do të fryejë erë e ndryshueshme e lehtë dhe mesatare 1-6m/s, e ditën e martë dhe mërkurë mesatarisht e fuqishme deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të zbres nën vlera normale.

Loading...

Të ngjajshme

Stamboll, bllokohet Bosfori, anija e mallrave përplaset me bregun, 20 persona ne bord(VIDEO)

albswiss.com

Kjo është dita kur nënshkruhet marrëveshja për qeverinë e re!

albswiss.com

Adelina Tahiri në zi, humb këtë person shumë të dashur

albswiss.com
Loading...
Loading...