fbpx
Alb'swiss TV
Lajme Rinore

Videoja që po bën xhiron e rrjetit/ A e parashikoi filmi i animuar rrëzimin e helikopterit të Kobe Bryant në vitin 2017?

Loading...

Një video që ka të bëjë me shuarjen tra gjike të legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, po bën xhiron e rrjetit.
Në videon, e cila është publikuar nga revista turke, Magazin Gundemi, shihet një skenë e shkëputur nga një film i animuar, i cili sipas tyre është publikuar në 27 dhjetor të vitit 2017.

Në video, Kobe Bryant ka pësuar një ak sident ajror, ashtu siç ndodhi edhe mbrëmë, ku helikopteri i tij është rrëzuar.
40-vjeçari dëgjohet duke i kërkuar ndihmë, pasi ka mbetur i bllokuar poshtë helikopterit, por dy personat që janë aty pranë i thonë: Nëse na jep trofetë që mban në duar, do të nxjerrim nga helikopteri.

Në përshkrimin e videos, revista turke shkruan:
Filmat e animuar, të publikuar në Amerikë në vitin 2017, tregojnë rrëzimin e helikopterit të Kobe Bryant, i cili u shua në një përp lasje helikopteri mbrëmjen e djeshme.”
Videoja ka marrë mijëra shikime dhe shpërndarje. Rastësi, ose jo, kjo mbetet në gjykimin e gjithësecilit prej jush.

Legjenda e basketbollit vdiq në moshën 41-vjeçare, së bashku me të bijën 13-vjeçare, Gianna Bryant dhe 7 persona të tjerë, të cilët ndodheshin në bordin e helikopterit që u rrëzua.

Loading...

Të ngjajshme

Grevat s’kanë të ndalur

admin

Qeveria e Kosovës merr vendim që konviktet të shndërrohen në karantinë

albswiss.com

Kur ta shihni këtë foto të Adea Pulës thoni ‘mashallah’

albswiss.com