fbpx
albswiss.com
Lajme Rinore

Bëhet gati “Lotaria Britanike”, Mbretëria e Bashkuar kopjon SHBA, kërkon të marrë emigrantë të ‘zgjuar’

Loading...

Britania e Madhe ka ndërmarrë për herë të parë një nismë për të tërhequr të rinjtë e talentuar dhe mendjet e ndritura nga e gjithë bota. Kjo lotari mund të hidhet nga të gjithë ata që duan të jetojnë në kombin ishullor, por përzgjedhja duket se do të jetë strikte, në bazë të nevojave të tregut britanik të punës.

“Ndërsa largohemi nga BE, unë dua të dërgoj një mesazh që Mbretëria e Bashkuar është e hapur për mendjet e talentuara ,” tha kryeministri Boris Johnson.

Të gjithë aplikantëve do t’u ofrohet hyrje e shpejtë në Britani dhe një kontratë pune. Kjo skemë pritet të tërheqë shkencëtarë, akademikë, studiues, IT, studentë dhe matematicienë, njoftoi qeveria britanike të dielën.

Skema e ashtuquajtur “Talenti Global” hapet më 20 shkurt. Qëveria britanike nuk ka vendosur kufi nëse se sa do jetë numri aplikantëve që do të pranohen, duke theksuar se do t’i ofrojë mundësi punësimi të gjitha mendjeve të ndritura.

“Britania e Madhe ka një histori krenare të zbulimit shkencor, por për të përballuar sfidat së ardhmes duhet të vazhdojmë të investojmë në kërkime talentesh dhe tw rinjsh ambiciozw,” tha Johnson në një deklaratë.

Shifrat tregojnë se deri në 2.500 akademikë janë larguar nga Skocia që nga referendumi i Brexit, duke ngjallur frikën për një ikje të trurit pas Brexitit. Institucionet si University College London janë të shqetësuar se ata mund të humbasin 70 për qind të studentëve të tyre nga vendet e BE-së nëse tarifat e tyre rriten më shumë se ato të vendeve europiane.

Loading...

Të ngjajshme

Nëna 20 vjet më e re se i fejuari, merret si vajza e tij nga njerëzit

albswiss.com

Mozzik e Loredana i gënjyen të gjithë për ndarjen, publikojnë pamje bashkë nga dhoma e hotelit

albswiss.com

I dashuri turk ‘dorëzohet’ para Gentës, ajo e detyron ta bëjë edhe këtë gjest

albswiss.com
Loading...
Loading...