fbpx
Alb'swiss TV
Kosovë Lajme

Ky qytet prinë me ministra në Qeverinë Kurti

Kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa zyrtarizuan marrëveshjen për bashkëqeverisje, çka treguan se do të jenë 15 ministri e jo siç kishin premtuar 12 në fillim.

Albin Kurti do të jetë kryeministër, ndërsa zëvendëskryeministra do të Haki Abazi i VV-së e Avdullah Hoti i LDK-së, kurse Kuvendin do ta udhëheq Vjosa Osmani, kurse Glauk Konjufca do të emërohet ministër i Punëve të Jashtme.

Nga VV do të jenë emra të paprovuar në ekzekutiv, përjashto Arben Vitinë që është i propozuar për Ministër i Shëndetësisë, pasi që ka qenë edhe drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Po kush janë ministrat e kabinetit qeveritar “Kurti” dhe nga vijnë ata.

Shumica prej tyre vijnë nga Prishtina, kurse më pas dominon Podujeva, ndërsa ministra do të kenë edhe Gjilani, Gjakova.

Ndërsa pa ministra mbesin komunat tjera të mëdha, si Prizreni, Mitrovica etj.

Ministrat nga VV-ja:

Glauk Konjufca – ministër i Punëve të Jashtme – ka lindur në Prishtinë, por me prejardhje është nga Lipjani. Aktualisht vlerësohet si numri 2 i partisë dhe tashmë njeriu më i afërt i Kurtit. Mandatin e kaluar ishte kryetar i Grupit Parlamentar të VV-së. Do të mbahet mend si kryekuvendari që qëndroi më së paku kohë në këtë pozitë. Në qeverinë “Kurti” do të jetë kryediplomat.

Albulena Haxhiu – Ministre e Drejtësisë – ka lindur në Prishtinë. Që nga fillimi kur VV ka hyrë në Kuvend është deputete. Në mandatin e kaluar ishte drejtuese e Komisionit për Legjislacion. Në qeverinë e re do të mbajë pozitën e ministers së Drejtësisë.

Besnik Bislimi – Ministër i Financave – vjen nga komuna e Gjilanit, konkretisht fshati Bukovik. Aktaulisht mbanë pozitën e nënkryetarit të VV-së. Në qeverinë e re do të udhëheq me “kuletën” e shtetit.

Rozeta Hajdari – Ministre e Ekonomisë – Është pak e njohur për publikun. Propozimi i saj ka habitur jo veç qytetarët e thjeshtë, por edhe zyrtarë të VV-së, që kanë pranuar se nuk e kanë njohur. Ajo ka punuar në shoqëri civile.

Arben Vitia – Ministria e Shëndetësisë – vjen nga Prishtina. Është i njohur për pozitën e drejtorit të Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës. Nuk ka mbajtur ndonjë pozitë tjetër.

Blerim Reka – Ministëri i Integrimeve Evropiane – vjen nga Shkupi i Maqedonisë. Është professor i njohur, kurse kosovarët e njohin edhe si kandidat për president të Maqedonisë. Propozimi i tij nga Kurti për ministër nuk ishte ndonjë befasi e madhe, duke ditur se kreu i VV-së e kishte përkrahur Rekën kur kandidoi si president.

Haki Abazi/ zv.kryeministër – me prejardhje është nga Ferizaji. Aderoi para zgjedhjeve të 6 tetorit në VV. Para kësaj për vite ishte në shoqërinë civile, shkruan Reporteri.net.

Ministrat e LDK-së:

Agim Veliu – Ministër i Punëve të Brendshme – është nga fshati Bradash komuna e Podujevës. Publiku e njeh më shumë si kryetar të Podujevës, pasi për vite e udhëheq këtë komunë. Mbanë edhe pozitën e nënkryetarit. Për Veliun nuk është hera e parë që e mbanë pozitën e ministrit. Ai paslufte ka mbajtur edhe pozitën e Ministrit të Arsimit.

Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes – vjen nga fshati Fshaj i Gjakovës. Njihet më shumë si ish-komandat i Koshares. Në disa legjislatura ka mbajtur pozitën e deputetit. Aktualisht është edhe kryetar i Degës së LDK-së në Prizren.

Lumir Abdixhiku – Ministër i Infrastrukturës – vjen nga Prishtina. Në mandatin e kaluar ishte deputet nga LDK. Para se të niste karrierën politike është njohur si economist, ku edhe ka punuar në Kolegjin Rrinvest.

Hykmete Bajrami – Ministre e Arsimit – është e lindur në Pejë. Për disa legjislatura ishte deputete e Kuvendit. Në qeverinë “Mustafa” ka mbajtur pozitën e Tregtisë dhe Industrisë. Pra ajo për here të dytë nga partia është zgjedhur për pozitën e ministres.

Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë – me prejardhje vjen nga fshati Gllamnik i Podujevës. Është djali i Xhemajl Mustafës, i cili u vra pasluftës dhe sot e kësaj dite nuk dihen autorët. Para se të propozohet për ministër, Mustafa muaj më parë është zgjedhur zëdhënës i LDK-së. Kurse më parë ishte kryeshef i Agjencisë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve KIESA, punoi si udhëheqës në menaxhimin e investimeve dhe riskut në bankat komerciale të Kosovës dhe kontribuoi në themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, shkruan Reporteri.net.

Vlora Dumoshi – Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – vije nga Prishtina. Ajo njihet si një nga personat më të afërt të Isa Mustafës. Sa ky i fundit ishte kryetar i Prishtinës, Dumoshi kishte mbajtur pozitën e drejtoreshës së Kulturës. Por ajo edhe për një kohë gjatë qeverisë “Mustafa” kishte mbajtur pozitën e ushtruesit të pozitës së ministres së Kulturës.

Avdullah Hoti zv/kryeministër – vjen nga qyteti i Rahovecit. Ka mbajtur disa pozita. Ka qenë nënkryetar i Komunës së Prishtinës. Ka qenë ministër i Financave në qeverinë “Mustafa”, më pas kryetar i Grupit Parlamentar. Vlen të ceket se në zgjedhjet e kaluara ka qenë kandidat për kryeministër nga LDK, por ka dështuar të dale fitues.
Kujtojmë se ende s’dihet kush do të jenë ministrat nga radhët e minoriteteve.

Të ngjajshme

Veseli: Të rikthejmë vëmendjen tek bujqësia jonë

albswiss.com

Ngjarje e rëndë në Karaçevë: Djali gjen nënën e mbytur në pusin e fshatit

admin

E rëndë: 20 vjeçari nga Kosova u vra nga familjari për 50 euro borxh

albswiss.com

Sami Lushtaku e quan përçarës Bekim Jasharin

albswiss.com

E diela ditë pushimi, nga kush po mirëpritet e nga kush po kundërshtohet

albswiss.com

Mjekja shqiptare në Gjermani, tregon pagën dhe kushtet e punës

albswiss.com
error: Content is protected !!