fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Mblidhet AAK-ja, kjo është arsyeja

Loading...

Është mbledhur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

AAK’ja ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme, kërkojnë seancë për të mbajtur taksën ndaj Serbisë.

Një thirrje e jashtëzakonshme e shefit të grupit parlamentar i mblodhi në selinë e AAK-së, deputetët e kësaj partie.

Në këtë takim që zgjati rreth një orë, Daut Haradinaj me kolegët e tij, vendosën që të kërkojnë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për dy tema që ata po I konsiderojnë me rëndësi.

Paralajmërimi i heqjes së taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe anulimi i ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit nag qeveria Kurti, ishin temat që u diskutuan.

Abrashi thotë që me argumente të qëndrueshëm do të kundërshtojnë qeverinë.

Por Pal Lekaj nuk e mohon mundësin për protestë në rrugë.

E ky që deri para pak ditësh ishte ministër i Infrastrukturës thotë se asnjë kontratë e nënshkruar nga ai për ndërtimet e rrugëve nuk është e jashtëligjshme.

Ndërkohë në orët e pasdites Aleanca e Ramush haradinaj ka thirrur mbledhjen e kryesisë.

Loading...

Të ngjajshme

Njoftim i rëndësishëm i ambasadës së Kosovës për kosovarët e mbetur në Turqi

albswiss.com

Mesazhi i mjekut kosovar: Do të jemi gjithmonë me ju, i bindur se do ia dalim së bashku

albswiss.com

Zeka tregon se nga kush do të përbëhet Qeveria e re dhe kush do të jetë Kryeministër

albswiss.com