fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Ambasada amerikane e quan historike marrëveshjen për hekurudhat mes Kosovës dhe Serbisë

Loading...

Ambasada amerikane në Gjermani ka bërë të ditur se ambasadori Richard Grenell ka hapur konferencën për Siguri në Munchen me nënshkrimin historik të marrëveshjes për hekurudhat dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një marrëveshje e tillë thuhet se vjen pas marrëveshjes së muajit të kaluar, përmes së cilës është arritur rivendosja e lidhjeve ajrore ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Sa i përket marrëveshjeve, ambasadori Grenell ka thënë se këto dy marrëveshje, si dhe ajo e nënshkruar rreth rivendosjes së lidhjeve ajrore, janë në vazhdën e angazhimeve drejt zhvillimit ekonomik.

Ambasadori Grenell e ka hapur Konferencën e Sigurisë në Mynih me një marrëveshje historike të hekurudhave dhe autostradave mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së muajit të kaluar për linjën ajrore Beograd-Prishtinë”, thuhet në postimin e ambasadës në Twitter.

Ndryshe, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot në Munchen dy letra të shprehjes së interesit.

Siç është bërë e ditur, e para ka të bëjë për hekurudha dhe e dyta për autostrada – përmes së cilave marrëveshje, të dy vendet shprehin gatishmërinë për hapjen e rrugëve ekzistuese, por edhe për ndërtimin e rrugëve të reja që lidhin dy shtetet me rajonin dhe me BE-në.

Përveç ambasadorit amerikan, të pranishëm kanë qenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Loading...

Të ngjajshme

Lëkundje gjatë natës/ IGJEUM nxjerr të dhënat, ja si ka lëvizur magnituda

albswiss.com

Ndodhi e pazakontë në fushë, të gjithë lojtarët shtrihen në tokë, referi u kërkon lojtarëve të ikin

albswiss.com

Shoferi regjistron me celular aks identin tro nditës, shikoni pamjet

albswiss.com

Vozitja ne ajër nga Pilotja e parë në ardhje femer nga Kosova.

albswiss.com

Tër meti fortë te Deti Jon (Foto)

albswiss.com

Shqetësuese, mjeku në Shqipëri thotë se janë të paktën 400 persona të prekur me koronavirus

albswiss.com