fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Borrell: Dialogu e vetmja mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi

Borrell ka folur në lidhje me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar sot se dialogu është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Serbisë dhe Kosovës.

“Na duhet zbutje e tensioneve dhe nisje nga e para, përndryshe bisedimet nuk do të jenë të mundshme”, ka shkruar kryediplomati i BE’së, në rrjetin social Tëitter.

Komentet e spanjollit vijnë pas takimit të përbashkët të tij me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Munih, ku po mbahet Konferenca për Sigurinë.

“Negociatat duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur – gjithashtu për të bërë përparim në rrugën evropiane”, është shprehur Borrell.

“Na duhet një perspektivë evropiane për krejt rajonin”, ka vlerësuar funksionari i lartë i BE’së.

Borrell ka folur edhe për procesin e zgjerimit të BE’së në të ardhmen.

“Zgjerimi – na është dashur të ndalemi. Të riorganizohemi. Të rimendojmë”, ka deklaruar Borrell.

“Qëllimi i metodologjisë sonë të re është që tani ta bëjmë procesin më të besueshëm, më dinamik dhe më të parashikueshëm”, ka shkruar ai në Twitter.

Të ngjajshme

Dy të prekur me koronavirus në Veri, gjendja e tyre e rëndë

albswiss.com

Thirrja e eurodeputetëve për BE-në: Hiqini vizat për qytetarët e Kosovës

albswiss.com

BE-ja promovon zgjidhje që kapërcen idenë e shteteve etnike

admin

Një person me covid-19 në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive

albswiss.com

Policia hungareze zbulon dy vrima në tokë, e tmerrshme për çka i kishin përdorur serbët ato

albswiss.com

Thaçi sot feston ditëlindjen, ja sa vite po i bën

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!