fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Nënkryetari i LDK-së i cilëson lajme të mira për Kosovën zhvillimet e sotme në Mynih

Haziri i cilëson lajme të mira për Kosovën zhvillimet e sotme në Mynih.

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, po i cilëson si lajme të mira, zhvillimet e sotme në Mynih të Gjermanisë ku me ndërmjetësimin e emisarit të Trump për dialogun u arritën dy marrëveshje parimore për ndërtimin e një hekurudhe Prishtinë-Beograd dhe një autostrade.

Haziri përmes një reagimi ka thënë se këto marrëveshje e shtyjnë përpara procesin e dialogut me shtetin fqinjë Serbinë.

Ai ka falënderuar ambasadorin amerikan në Berlin, Richard Grenell, duke e cilësuar si historik progresin e bërë.

“Lajme të mira nga Berlini. Dy marrëveshje të tjera që shtyjnë përpara procesin e dialogut me fqinjët tanë. Faleminderit ambasadorit Grenell për progresin historik të bërë në zhvillimin ekonomik.

Marrëveshja për linjën ajrore, hekurudhën dhe autostradën do të lehtësoje lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Haziri, raporton Express.

Lidhur me marrëveshjet e arritura sot në Berlin ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu. Sipas tij çdo marrëveshje që çon në normalizim të raporteve Kosovë-Serbi është e mirëseardhur.

Të ngjajshme

Ky është lajmi i rrejshëm për të cilin u arrestuan menaxherët e JOQ në Shqipëri

news

Punëtorët e “Telekomit” duan 20 % të aksioneve dhe mosulje pagash

albswiss.com

Rrëfehet 13-vjeçarja që u bë nënë

admin

U shpëtoi jetën të zotëve nga tërmeti, qenin Kiko s’e pranuan në hotel

albswiss.com

Rasti i ri me koronavirus është nga kjo komunë

albswiss.com

Situata bëhet me serioze, 42 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!