fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë

Nëse e shihni personin në foto, lajmërojeni menjëherë policinë.

Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve për prangosjen e një personi të dyshuar për mashtrim. Bëhet fjalë për 45 vjeçarin nga Klina, Bashkim Hotin.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia Rajonale e Pejës ka bërë me dije se ka siguruar leje për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Ai kërkohet për tri raste për veprën penale “Mashtrim”.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë –

E-mail adresa: [email protected]

Të ngjajshme

Mjeku në QKUK jep detaje për gruan që dyshohet se është prekur me koronavirus

albswiss.com

Thaçi i bën thirrje urgjente Qeverisë Kurti: Mblidhuni dhe hiqeni taksën

albswiss.com

Infermierja e QKUK-së u prek nga koronavirusi, kjo është gjendja e saj

albswiss.com

Gruaja që humbi burrin nga kan. ceri, shokohet kur shikon foton e dasmës

albswiss.com

U dyshua se është infektuar me koronavirus, del negativ rasti nga Istogu

albswiss.com

Eksperti gjerman për marrëveshjen Kosovë-Serbi: Po bëhet presion për një marrëveshje të ndytë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!