fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Nesër LDK vendos se kush do të jetë kandidati për kryetar të Podujevës

Podujeva së shpejti do të bëhet me kryetar të ri.

Nesër do të vendoset se kush do të jetë kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton Express.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Nexhmi Rudari.

Rudari i ka thënë Express se nesër do të mblidhen për të vendosur për emrin e kandidatit për të parin e komunës. Deri tani, thotë se nuk ka asnjë emër që është përmendur për këtë pozitë.

“Deri tash nuk është fol për asnjë emër të përveqëm. Nesër kanë me u mbledh kryetarët e nëndegëve, edhe vendoset se kush do të jetë kandidat”, ka thënë Rudari.

Por, Express merr vesh se tashmë është vendosur që Rudari të jetë kandidat i kësaj partie, ndonëse ky e ka mohuar.

Ndryshe, Podujeva do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas emërimit të Agim Veliut, në pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që zgjedhjet në këtë komunë të mbahen me 15 mars 2020.

Të ngjajshme

Këta janë 3 deputetët që llogariste LDK’jë e që s’votuan ‘pro’

albswiss.com

Rivendoset flamuri i UÇK’së në objektin e Qeverisë

albswiss.com

Vdes fëmija i porsalindur, ishte i infektuar nga koronavirusi

albswiss.com

Ramadani apelon qytetarët: Na presin ditë të vështira, respektoni rekomandimet sepse nuk jemi në ëndërr

albswiss.com

Ja sa zyrtarë policorë u prangosën vetëm gjatë vitit 2019

albswiss.com

Në mes të natës dhuron 100 mijë euro (Video – LIVE)

news
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!