fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Përballja e parë mes tyre, mësohet se ҫka i tha Kurti, Vuҫiqit

Mësohet se ҫka i ka thënë Albin Kurti, Aleksander Vuҫiqit.

Ka përfunduar diskutimi për Ballkanin Perëndimor në një tryezë të rrumbullakët të organizuar nga Konferencën e Sigurisë së Mynihut lidhur me çështjet e sigurisë në Ballkan.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandar Vuçic, të cilët u ulën përballë njëri-tjetrit.

Në fjalimin që kryeministri Kurti mbajti para panalistëve, foli për dialogun Kosovë-Serbi.
“Le të themi duhet të jenë tri principe në këtë dialog. E para është jo marrëveshje pa dialog. E dyta jo dialog me harta dhe e treta është jo harta me president përreth.” , u shprehë Kurti.

Tutje, ai shtoi se është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova, Kurti po ashtu kërkoi shtetet që ishin prezent në tavolinë që ta ndihmojnë Serbinë që ta bëjnë këtë.

“20 vite më parë, gati të gjithë ju, na ndihmuat neve që të çlirohemi nga Serbia. Unë mendoj se tash është koha që Serbia të çlirohet nga Kosova. Pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, na duhet çlirimi i Serbisë nga Kosova. Ne u çliruam sepse ishim të okupuar, ndërsa Serbisë i duhet çlirimi sepse Kosova është një kurth për Serbinë. Sa më shpejtë që Serbia të çlirohet nga Kosova, do të jetë më mirë për te dy palët dhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor.”, u shprehë Kurti.

Pas këtij fjalimi, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq kërkoi që t’i kundërpërgjigjet, por spikerja i kërkoi që të pres rendin.

Të ngjajshme

Faturat e ujit mund të paguhen edhe në Postën e Kosovës, pa provizion shtesë

albswiss.com

Mbi 50 mijë vetura i kanë lënë kosovarët pa i regjistruar gjatë pandemisë

albswiss.com

Thaçi: Shkelja e dyfishtë e Kushtetutës nga Qeveria në detyrë përbën shqetësim të jashtëzakonshëm

albswiss.com

Kërkohen maska mbrojtëse nga Policia e Kosovës

albswiss.com

Luftë bandash në Prishtinë, policia jep detajet

albswiss.com

23 të shëruar dhe 7 raste me koronavirus në Kosovë

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!