fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Tre persona vdesin në rrethana të dyshimta brenda 24 orëve në Kosovë

Loading...

Vetëm brenda 24 orëve, në Kosovë është raportuar për tri raste të vdekjeve në rrethana të dyshimta.

Rasti i parë është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Bukosh të Suharekës.

Atje është raportuar se viktima mashkull kosovar për motive të panjohura ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti i dytë, sipas raportit të Policisë së Kosovës ka ndodhur në Mamushë të Prizrenit, ku është raportuar se viktima femër, është dërguar në gjendje të rënë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit për trajtim mjekësor.

Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Ndërkaq, rasti i tretë ka ndodhur në Istog, teksa viktima e gjinisë femërore, në banesën e saj nga familjarët është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Loading...

Të ngjajshme

Mësimi online – MASHT-i publikon orarin dhe përmbajtjen për javën e ardhshme

albswiss.com

Ndryshojnë temperaturat, nga kjo ditë priten reshje bore

albswiss.com

Gjendet një kamion i dytë me njerëz në Angli, janë gjallë

albswiss.com