fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Trump në 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës: Ju dëshirojmë sukses në normalizimin e raporteve me Serbinë

Donald Trump ka uruar Kosovën në 12-vjetorin e pavarësisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i ShBA-së, Donald Trumpi, për 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e dërguar, Presidenti amerikan e ka përgëzuar Kosovën për zgjedhjet e gjashtë tetorit.

Tutje në letër Presidenti Trump shkruan se i dëshiron sukses dhe fokusim Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Letra e plotë:

I nderuari President Populli Amerikan dhe Unë së bashku, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik. E përgëzojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor dhe mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm për të çuar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ju dëshiromë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat. E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta. Sinqerisht Donald J. Trump

Të ngjajshme

Ministri gjerman: Lojërat me kufij çojnë në rrugë qorre dhe vonojnë zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi

albswiss.com

Vuçiq thotë se BE-ja nuk di çfarë të na ofrojë në këmbim të Kosovës në Kombet e Bashkuara

albswiss.com

Berat Buzhala rezulton pozitiv me Koronavirus

albswiss.com

Tetë rastet e fundit me koronavirus vijnë nga këto komuna

albswiss.com

Abazi: Lidhja Demokratike na pruri lakun në fyt

albswiss.com

Kamarierja punon teksa ishte shtatzënë, por pasi të ftuarit largohen ajo nuk mund ti besonte syve kur sheh shënimin në faturën

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!