fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Mustafa propozon 5 zëvendësministrat e parë nga LDK, vetëm njëri është befasi

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se i ka propozuar kryeministrit Albin Kurti emrat për zëvendësministra.

Mustafa ka shkruar se pas trajtimit në Kryesi të partisë ka marrë vendim për propozimin e disa zëvendësministra.

Propozimet e Mustafës janë: Agim Krasniqi, Xhavit Rexhaj, Fatbardha Emini, Ismet Beqiri, Florian Dushi.

Ai ka bërë të ditur se kandidatët tjerë do të caktohen në ditët në vijim.

Ja postimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë,

Pas trajtimit në Kryesi, të çështjes së zëvendësministrave, ia kam ofruar Kryeministrit Kurti këto kuadra të LDK-së për zëvendësministra:

Agim Krasniqi, zëvendësministër i Financave dhe Transfereve. Ekonomist. Ka punuar një kohë të gjatë si drejtor i Departamentit të Buxhetit, ka qenë Zëvendësministër i Financave dhe Ministër në Detyrë i Financave. Anëtar i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së.

Xhavit Rexhaj – zëvendësministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Profesor. Ka udhëhequr grupin e akspertëve të Lidhjes Dekokratike të Kosovë për hartimin e programit të arsimit të LDK. Ka mbaruar studime master në Varshavë e në Oxford në fushën e studimeve britaneze, në Prishtinë e në Zagreb në fushën e letërsisë angleze dhe pedagogjisë, studimet e doktoratës në Universitetin e Tiranës dhe studimet postdoktorale në Universitetin e Nju Jorkut dhe të Los Angjelosit. Ka mbaruar specializim në fushën e reformave të arsimit të lartë në Budapest. Ka qenë drejtor i departamentit të arsimit në Ministrinë e Arsimit. Është profesor në Kolegjin AAB.

Fatbardha Emini, Zëvendësministre e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal. Juriste. Anëtare e Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Vitisë, Drejtoreshë e Drejtorisë së Kadastrit dhe tani drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit. Ka kryer studimet master. Anëtare e KP të LDK-së.

Ismet Beqiri, Zëvendësministër i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Jurist. Ka qenë Kryetar i Kuvendit Komunal të Prishtinës, drejtor i Kompanisë publike Sport-marketingu, deputet i Kuvendit në disa mandate. Sekretar i Përgjithshëm i LDK-së, tani nënkryetar i LDK-së.

Florian Dushi, Zëvendësministër i Drejtësisë. Jurist. Ka qenë Sekretar Permanent i Ministrisë së Drejtësisë, Zëvendësministër i Drejtësisë, anëtar i KQZ-së. Ka ushtruat detyrën e Avokatit. Anëtar i Kryesisë s LDK-së.

Kandidatet dhe kandidatët tjerë do të caktohen në ditët në vijim.

Të ngjajshme

PDK kërkon të votohet një mocion, Osmani refuzon të futet në rend të ditës

albswiss.com

Dimri erdhi, borë dhe acar në Evropë

albswiss.com

Reziku nga koronavirusi, ministri Vitia mbledh Komitetin e mjekëve

albswiss.com

SHBA në OKB: Kosova të heqë të gjitha masat reciproke menjëherë dhe në mënyrë të pakushtëzuar

albswiss.com

U dha çmimi Nobel për Paqe

admin

300 persona ende të prekur me koronavirus në Kosovë, tash e 10 ditë më shumë të shëruar se të infektuar

albswiss.com
Loading...
Loading...
error: Content is protected !!