fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Agim Çeku: S’kishte marrëveshje me NATO-n, andaj nuk shkoi në Kuvend.

Loading...

Agim Çeku thotë se nuk kishte marrëveshje me NATO’n, andaj nuk shkoi në Kuvend.

Një letër të cilën sot e publikoi Kryeminsitri Albin Kurti, për të cilën pretendon se Presidenti i vendit Hashim Thaçi më 2013-ën si Kryeministër shkeli Kushtetutën, ka ngjallur reagime të shumta.

Lidhur me përmbajtjen e këtij dokumenti, për aktivitetet e FSK-së në veri, ka folur ish-ministri i kësaj force, Agim Çeku, pozitë të cilën ai e mbante në kohën kur ishte firmosur.

Çeku thekson se nuk është diçka e re dokumenti i publikuar këtë të martë nga kryeministri Albin Kurti, të cilin e cilësoi marrëveshje sekrete.

”Unë kam qenë në dijeni për këtë dokument, por nuk e kam parë. Dokumentin na ka komunikuar KFOR-i dhe na ka treguar se si do të veprohet”.

A e kishte kërkuar Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministër në 2013-ën, nënshkrimin e kësaj letre?

”Jo, dokumentin nuk e ka kërkuar Hashim Thaçi që ta nënshkruante. Kjo ishte kërkesë e vet NATO-s”.

Siç shkruan gazetainfokus, Agim Çeku që atë kohë ishte shef i këtij dikasteri, ky dokument është i tejkaluar, njofton Klan Kosova.

Kjo pasi tashmë FSK ka rol të ri, pas votimit të tre ligjeve në Kuvendin e Kosovës, të cilat e transformojnë në ushtri.

Po ashtu ai ka folur edhe për procedurën pse një dokument i tillë nuk kishte kaluar fare në Kuvendin e Kosovës.

”Kjo nuk është marrëveshje, është dokument – zotim i Hashim Thaçit. Kësisoj nuk kishte nevojë që të shkonte në Kuvendin e Kosovës për ratifikim”.

Agim Çeku thotë se raportet me NATO-n nuk mund të dëmtohen pavarësisht publikimit të kësaj letre nga Kryeministri Albin Kurti.

Loading...

Të ngjajshme

Shqiptari me koronavirus u dha dorën të gjithëve, kishte marrë pjesë në një varrim

albswiss.com

Vuçiq: Zgjidhja Kosovë-Serbi, duhet të jetë e pranueshme nga të gjitha palët

admin

Histori e dhimbshme. Lexoje sot se neser mund te jete shume vone !!!

albswiss.com