fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Enver Hasani për letrën e Thaçit drejtuar Rasmussenit: Nuk ka shkelje kushtetuese, nuk bëhet fjalë për marrëveshje

Loading...

Enver Hasani për letrën e Thaçit drejtuar Rasmussenit: Nuk ka shkelje kushtetuese, nuk bëhet fjalë për marrëveshje.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka komentuar zhvillimet e sotme politike në lidhje me letrën që Thaçi i kishte dërguar Rasmussenit.

Hasani, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se është “për të ardhur keq” që ekipi nga Zyra e Kryeministrit e quan marrëveshje letërkëmbimin Thaçi-Rasmussen.

“Nuk bëhet fjalë fare për marrëveshje. Është një letër që i është dërguar Sekretarit të NATO-s, ku Shefi i qeverisë po e njofton NATO-n se baza juridike e prezencës ushtarake në Kosovë nuk ka ndryshuar”, tha ai.

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese thotë se derisa nuk ka traktat në letrat e shkëmbyera nuk ka shkelje kushtetuese.

“Këtu nuk bëhet fjalë për ofertë dhe lidhje të marrëveshjes, por Kryeministri i asaj kohe thotë se baza e FSK-së në veri nuk do të operojë dhe statusi i KFOR-it nuk ka ndryshuar”.

Hasani ka ironizuar edhe me Kurtin duke thënë se adresa ku e ka dërguar ankesën është shumë qesharake.

“Të gjithë e dinë se ai nuk ka diplomë”, ka thënë Hasani duke aluduar në Kryeprokurorin Aleksandër Lumezi.

Loading...

Të ngjajshme

Ky është “sheiku” i Policisë së Kosovës, ja pasuria e tij (Dokument)

albswiss.com

Kurti ia çon edhe një letër Thaçit pas takimit: Konsultimet e tilla me liderë të partive nuk kanë bazë Kushtetuese

albswiss.com

Shuhet Rapsodi Hashim Shala, njeriu që ‘zemrat ua bënte mal’ djalërisë në tokat Ilire, kur këndonte “Thërret Prizreni mori Shkodër”

admin