fbpx
Alb'swiss TV
Lajme Rajon

Pamje nga tërmeti që tronditi Kroacinë, qeveria thirrje të mbahet distancë

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Kroacinë mëngjesin e së dielës.

Sipas Qendrës Gjermane për Gjeoshkencë, (GFZ), tërmeti me magnitudë 5.3 kishte epiqendrën në veri të Zagrebit.

Fillimisht nuk është raportuar për të lënduar, por tërmeti ka rrënuar shumë objekte e ka detyruar njerëzit të dalin në rrugë.

“Zgjati rreth dhjetë sekonda. Ka qenë më i fuqishmi që kam ndier ndonjëherë”, ka thënë një dëshmitar për Reutersin, duke shtuar se ky tërmet erdhi pas disa lëkundjeve më të lehta.

Ministri i Brendshëm i Kroacisë, Davor Bozinoviq, ka kërkuar përmes Twitterit që njerëzit që dalin në rrugë të mbajnë distancë teksa vendi po përballet edhe me shpërndarjen e koronavirusit. Deri tash, në Kroaci janë raportuar 206 raste me infeksion, ndërsa një person ka vdekur.

      

Të ngjajshme

Mjerimi në Kosovë: Familja jeton në vagon të trenit

albswiss.com

TËRMETI NË SHQIPËRI, LËKUNDJE TË MËDHA NË KËTË MARKET – SHIKONI REAGIMIN E NJERËZVE

news

Dialogu Kosovë-Serbi zhvendoset në Shtëpinë e Bardhë (?)

admin

Pasi kishte simptoma, Kryetari i Klinës testohet për Covid-19, publikohet rezultati

albswiss.com

AAK mobilizohet për ta kundërshtuar heqjen e taksës, ky është veprimi i radhës

albswiss.com

Digjet një veturë afër Qendrës së Studentëve

albswiss.com
error: Content is protected !!