fbpx
Alb'swiss TV
Lajme

Bie Qeveria Kurti

bie-qeveria-kurti

Pas një seance maratonike është votuar mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Me 82 vota për, 32 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të mërkuren mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, duke e rrëzuar atë.

Në sallë kanë qenë 117 deputetë.

Votimit i ka paraprirë një debat i ashpër në Kuvend, që ka nisur pak para orës 12:00 dhe ka vazhduar gjatë tërë ditës, deri pak para mesnatës së të mërkures.

Rrëzimi i Qeverisë vjen në kohën kur Kosova, njëjtë si të gjitha shtetet tjera të botës, po përballet me një pandemi koronavirusi, që ka shkaktuar bllokada e gjendje emergjente.

Beteja politike në Kosovë, që kulmoi me mocionin e mosbesimit, nisi para më shumë se një jave, kur presidenti Hashim Thaçi firmosi dekretin për gjendje të jashtëzakonshme, gjë për të cilën Qeveria nuk u pajtua. Një ditë më vonë, Agim Veliu i LDK-së do të shkarkohej nga pozita e ministrit të Brendshëm, gjë të cilës LDK-ja do t’i përgjigjej me inicim të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, pjesë e të cilës ishte.

Të ngjajshme

Thaçi: Na duhet koordinim me Tiranën për Kosovën

albswiss.com

Flet Infektologu kosovar: Zvogëlimi i rasteve, nuk do të thotë se duhet të qëndrojmë komod e të dalim

albswiss.com

Flet Arjani, djaloshi nga fotoja e famshme me ushtarin britanik para 20 viteve (Video)

albswiss.com

28 NËNTORI/ Haradinaj firmos vendimin historik , çfarë do të ndodh në Kosovë

albswiss.com

Edhe 7 raste të reja me koronavirusi në këtë pjesë të Kosovës

albswiss.com

Pacolli, dhuron 1 milion euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti (Foto)

news
error: Content is protected !!